Kushtetuesja, 12 vendime të pazbatuara
Vendimet e Gjykatës Kushtetuese në 12 për qind të tyre nuk zbatohen.
Aristir Lumezi
Në këtë konkluzion doli dje tryeza e rrumbullakët e organizuar nga Qendra e Studimeve Parlamentare dhe Qendra 'Klubi i Mijëvjeçarit' pas një diskutimi të gjerë të ekspertëve të kësaj fushe. Në një studim të paraqitur nga ish-anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Tefta Zaka, nga 100 vendimet e marra në pesë vitet e aktivitetit të Gjykatës Kushtetuese, 12 për qind e tyre nuk janë zbatuar nga institucionet kompetente. Ndër to, ishin vendimet për dy prokurorët e Përgjithshëm, Arben Rakipi dhe Theodhori Sollaku, për pensionet e ish-ushtarakëve, ligjin e Gjobave, nënkalimin e "Zogut të Zi" etj. Në lidhje me vendimet e gjykatës për prokurorët e përgjithshëm, Zaka tha se vendimi i parë nuk është zbatuar, ndërsa vendimi i dytë është i pazbatueshëm. Ndërsa ish-presidenti Mei-dani, në rolin e moderatorit të tryezës, tha se, "në vitin 2002, edhe pse gjykata i dha të drejtë Rakipit, Parlamenti nuk e përfilli një vendim të tillë". Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Vladimir Kristo, i cilësoi të vetekzekutueshme vendimet e saj, duke bërë përgjegjëse për moszbatimin e tyre qeverinë dhe parlamentin, apo institucionet e tjera. "Vendimet e të gjitha gjykatave janë të vetekzekutueshme, e aq më shumë ato të Gjykatës Kushtetuese", shtoi Kristo. Duke analizuar këtë fenomen që ndodh në politikën shqiptare dhe institucionet e shtetit, Kristo vijoi se një nga problemet më të mëdha në fushën e legjislacionit mbetet zbatimi i ligjit. "Konstatoj me keqardhje kontradiktën mes dëshirës për të hartuar ligje në përputhje me standardet e vendeve evropiane dhe zbatimit të tyre. Kjo fillon që me ata që i përgatisin, politikanët dhe parlamentarët, e deri tek qytetari i thjeshtë", u shpreh Kristo. Duke bërë një vështrim kritik edhe të punës së vetë institucionit që drejton, kryetari i Gjykatës Kushtetuese, hodhi idenë e rishikimit të afateve të zbardhjes së vendimeve të saj. "Duhet riparë koha e gjykimit të një çështje në Gjykatën Kushtetuese dhe zbardhjes së vendimit të saj, për shkak se vonesat mund të zvarrisin zbatimin e vendimit. Kjo ka krijuar jo pak herë edhe probleme në zbatimin e vendimeve", tha Kristo. Sipas tij, kjo gjykatë po përpiqet të shkurtojë kohën mes seancës gjyqësore për një çështje dhe shpalljes së vendimit. Në diskutimin e djeshëm, u hodhën edhe ide të trajtimit të çështjeve të veçanta edhe në përputhje me kontekstin dhe frymën politike që ajo përmban. Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Vladimir Kristo, replikoi në distancë me ministrin e Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, i cili pas një deklarate të shkurtër u largua, në lidhje me natyrën politike të kësaj gjykate. Kristo u shpreh se, Gjykata Kushtetuese nuk ka një natyrë të tillë. "Nuk jam dakord me deklarimin e ministrit se gjykata ka natyrë politike. Ka dhe në këtë gjykatë çështje që krijojnë ndjeshmëri politike, por vetë gjykata nuk ka natyrë të tillë. Politikës mund të mos i pëlqejnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese, sepse jo të gjitha palët mbeten të kënaqura. Kjo gjykatë ka vetëm funksion interpretues të Kushtetutës", shtoi Kristo. Më parë, Alibeaj, në diskutimin nëse Gjykata Kushtetuese duhet të jetë një organ juridiksional apo politik, ishte shprehur se "ajo ka një natyrë politike për vetë zgjidhjet politike që jep, për interpretimet politike që bën duke i përshtatur me frymën dhe standardet e shoqërisë në një kohë dhe moment të caktuar".
Meidani
Ish-Presidenti i republikës, Rexhep Meidani, në rolin e moderatorit të tryezës mbi zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, risolli në vëmendje vendimin e saj për ish- prokurorin e Përgjithshëm, Arben Rakipi. Sipas tij, edhe pse u mor vendimi për shkarkimin e tij ishte antikushtetues, Parlamenti e injoroi atë, pasi kishte zgjedhur një prokuror të ri që kishte nisur nga puna.
Ushtarakët
Një nga vendimet e paekzekutuara të Gjykatës Kushtetuese është edhe ai për pensionet e ish-ushtarakëve. Edhe pse gjykata kërkon që qeveria ta rimarrë këtë ligj, asgjë nuk është bërë në këtë aspekt. Gjatë tryezës u cilësua se boshllëku ligjor i krijuar nga ky shfuqizim është i patolerueshëm, pasi shoqata dhe grupet e interesuara mbetën të patrajtuar dhe pa një ligj të ri.
Vendimet
Koha e gjatë deri në shpalljen e vendimeve nga Gjykata Kushtetuese ka ndikuar negativisht në mosekzekutimin e tyre. Ishte vetë kryetari i saj, Vladimir Kristo, i cili tha se po punohet që periudha nga gjykimi deri në shpalljen publik të vendimit të ngushtohet në maksimum. Ai u shpreh se ndoshta ka ardhur koha që ky afat të rregullohet me ligj.