E Diel, 1 Nëntor 2026

Fëmijët denoncojnë fëmijët, dhjetra telefonata për abuzime

Brenda një muaji kanë telefonuar 55 djem dhe 60 vajza të mitur për të denoncuar për raportet jo normale mes tyre dhe shokëve. Por në anën tjetër janë qindra fëmijë që çdo ditë ngrejnë receptorin për tu këshilluar për këto raporte jomiqësore.

Drejtuesit e Qëndrës e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve CRCA thonë se ka një tendencë të fortë të këtyre të miturve për të eksploruar shume herët mbi seksualitetin e njëri tjetrit.
 

Për Altin Hazizaj, ky është një ndër fenomenet më të frkishme të paraadoleshencës. Në këtë rast, shton ai, është e nevojshme biseda miqësore me prindërit por në anën tjetër edhe detyrë e politikave sociale në shkolla. Roli kryesor në këtë rast është i psikologut të shkollës.

Referuar të dhënave, raporti tregon se përgjatë gushtit, nga statistikat zyrtare femrat janë ato që kanë denoncuar më tepër duke u ndier psikologjikisht dhe fizikisht të dhunuar kryesisht në ambjentet e shkollës.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›