E Diel, 1 Nëntor 2026

Fëmijët denoncojnë prindërit: Rrinë gjithë kohën online

Suedi- Një raport për të drejtat e fëmijëve ka arritur në përfundimin se në Suedi nuk janë prindërit të shqetësuar për kohën që fëmijët kalojnë në internet, por ndodh krejt e kundërta.

Sipas të dhënave nga raporti, bazuar në intervistimet e 1800 adoleshentëve dhe rasteve të trajtuara nga qendra për të drejat e tyre, vë re një numër gjithmonë e më të madhfëmijësh nordikë, të shqetësuar nga lidhja e çuditshme e prindërve me internetin.

Përse babai rri gjithë kohën online duke parë faqe jo fort të këndshme? Dhe si ka mundësi që mami çaton gjithë kohës, e madje poston foto provokuese online.

Janë këto disa nga pyetjet që të rinjtë i kanë drejtuar përfaqësueve të qendrës për të drejtat e tyre.

Sipas psikologëve, ata manifestojnë një frikë të madhe për sjelljet jo korrekte të prindërve, dhe se pas gjithë kësaj, fshihen tradhëti. Situata në sytë e fëmijëve, tregohet e pashpresë dhe mund të pasohet shumë shpejt nga procedura divorci.

Një 15-vjeçar, nga kureshtja për kohën që kalonte babai 53-vjeç në internet ka rrëmuar mes bisedave të tij në MSN me gra shumë më të reja se ai. “Flisnin për seks dhe për mënyrat që do të gjenin për t’u takuar. Më bëri të ndihesha shumë keq. Nuk e di nëse duhet t’ia them mamit apo jo, kam frikë se mos ndahen”- ka rrëfyer ai, duke kërkuar ndihmë në qendër.

Pas kësaj, ka të tjerë fëmijë që pranojnë se janë lënë pas dore nga ata që në fakt duhet të kujdeseshin për ta. Rasti tipik është i një vajze 12-vjeçare që tregon se ka kohë që nuk arrin as të flaës me mamanë, e cila e kalon pjesën më të madhe të kohës me të njohurit e saj në chat.

Nuk është vetëm sjellja jokorrekte online që i shqetëson fëmijët. Por është dalja e prindërve nga realiteti dhe përfshirja në një botë virtuale. Një 13-vjeçare tregon se e ëma e ka kaluar gjithë verën, natë e ditë, duke luajtur në një lojë gati qesharake.

“Kur nuk është para kompjuterit duket si e çuditshme, me shikim të përhumbur dhe që nuk ka dëshirë të flasë”- thotë ajo.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›