E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarkozi letër Berishës: Mesdheu rajon paqeje

Presidenti i Francës, Nikola Sarkozi i ka dërguar dje një letër Kryeministrit Berisha, ku vlerëson kontributin e tij në samitin e mbajtur pak ditë më parë në Paris "Bashkimi për Mesdheun". 

"Zoti Kryeministër, pas Samitit të Parisit për Mesdheun, dëshiroj t'ju falënderoj personalisht për rolin tuaj aktiv në suksesin që pati ky takim. Ishte shumë e rëndësishme, që ky samit t'i jepte një vrull të ri bashkëpunimit përreth Mesdheut. Në e arritëm këtë falë vullnetit politik të përbashkët për të nisur përpjekjet për ta transformuar Mesdheun në një rajon paqeje, demokracie, bashkëpunimi dhe prosperiteti, pavarësisht vështirësive dhe skepticizmave", thuhet në letrën e Presidentit Sarkozi. Më tej, Presidenti Sarkozi thekson se, ky rezultat i jashtëzakonshëm sigurisht që nuk shënon një mbyllje, përkundrazi, ai shënon një premtim të ri, që i angazhon të gjithë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›