E Diel, 1 Nëntor 2026

PS: Qeveria t’u kërkojë falje fermerëve

Nënsekretari i PS-së për Programin, Ervin Bushati tha dje në një konferencë për shtyp se, qeveria duhet t'u kërkojë falje fermerëve dhe qytetareve, për mungesën e produkteve shqiptare në tregje. 

Sipas Bushatit, "qeveria shqiptare nuk garanton dot infrastrukturën minimale për të shpëtuar bujqësinë shqiptare dhe fshatin. Çdo bujk sot sjell si shqetësim kryesor mungesën totale të rrugëve, energjisë dhe sistemit ujitës në ndihmë të prodhimit të tij, që nuk mbërrin dot deri në treg". Më tej, nënsekretari socialist për programin "Infrastruktura rurale sot është në nivele mesjetare, dhe nuk mund të sjellë asnjë ndihmë për bujkun shqiptar. Ndaj do të ishte e udhës që qeveria të ndalte demagogjinë dhe t'u kërkonte falje fermerëve në mbarë vendin, jo vetëm për mosmbajtje premtimesh, por mbi të gjitha për paaftësinë e saj për të rritur dhe zhvilluar këtë sektor".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›