Fondet, ambasadorët e NATO: Më parë të zbardhet Gërdeci
Në fillim duhen zbardhur shkaqet e tragjedisë së Gërdecit dhe më pas fondet e komunitetit ndërkombëtar për programin e demontimit të municioneve.
ADI SHKEMBI
Këtë e kanë bërë të ditur dje ambasadorët e akredituar në Tiranë, gjatë një tryeze me temë "Asgjësimi i municioneve të tepërta-rritje e Sigurisë Kombëtare", ku i pranishëm ishte edhe ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa.
Demontimi
Në fjalën e tij ministri i Mbrojtjes, u shpreh se programi i demontimit të armëve kërkon një fond prej 4 miliardë lekësh, të cilat nuk mund të përballohen nga fondi i ministrisë. "Jemi të vetëdijshëm që një proces i tillë kërkon akordimin e fondeve të mjaftueshme financiare, në mënyrë që të realizohet në kohë. Fatura financiare e demontimit dhe asgjësimit të municioneve të tepërta është një faturë e konsiderueshme dhe kostot për të demontuar municionet vlerësohet deri në 4 miliardë lekë. Këto fonde nuk janë të disponueshme në buxhetin aktual të planifikuar të Ministrisë së Mbrojtjes dhe tentativa për t'i nxjerrë të gjitha këto fonde nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes do të kufizonte rëndë përpjekjet tona, për të arritur një forcë tërësisht profesioniste dhe të modernizuar", u shpreh ministri Oketa.
Kushti i ambasadorëve
Por pavarësisht kërkesës së ministrit të Mbrojtjes, për një fond prej 4 miliardë lekësh për demontimin e armëve, ambasadorët e akredituar në Tiranë kërkojnë fillimisht zbardhjen e asaj që ndodhi në Gërdec, dhe më pas, siç edhe deklaruan, janë gati të ofrojnë kontributet. Duke marrë fjalën ambasadori danez në Tiranë, Niels Severin Munk tha se: "E pranojmë se Gërdeci ishte një tragjedi e madhe dhe si e tillë ajo duhet zbardhur. Për të lëvruar fondet për asgjësimin e municioneve, ne kemi nevojë për të pasur të plotë raportin e investigimit mbi atë që ka ndodhur më 15 mars atje. Pa diskutim që ne do t'u ndihmojmë për paratë që kërkoni, por për këtë më parë duhet të kuptojmë të vërtetën për Gërdecin". Deklarata e diplomatit danez u mbështet edhe nga homologu i tij holandez, i cili deklaroi se: "Qeveria holandeze do të lëvrojë fondin, por pasi të mësojë çka ndodhur me Gërdecin". Lidhur me këtë shqetësim të diplomatëve të huaj, ministri Oketa tha se: "Përsa i përket Gërdecit, ne si Ministri e Mbrojtjes, por edhe Parlamenti jemi në pritje të përfundimit të hetimeve të të gjithë mekanizmave që do të zbardhin të vërtetën për këtë ngjarje". Ndërsa ambasadori i Egjiptit u interesua lidhur me shitjen e armëve. "Ju përmendet shitje të armëve, por me aq sa di unë ato janë prodhuar gjatë Luftës së Ftohtë sipas standardeve ruse apo kineze. A keni ju kritere për transparencën shitjen e së këtyre armëve"?, ishte pyetja e Refaat El-Ansary. Nga ana e tij Oketa deklaroi: "Ju siguroj se procedurat për demontimin apo shitjen e materialeve do të jenë transparente në maksimum për të respektuar standardet e sigurisë dhe transparencës së nevojshme".
Demi: Të mbështetet plani për demontimin
Gjatë konferencës së djeshme kryetari i Komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare Leonard Demi, vuri theksin në procesin ligjvënës, i cili duhet të mbështesë planin e veprimit që ka hartuar Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm për demontimin dhe asgjësimin e municioneve të tepërta, si dhe në mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve, urdhrave dhe standardeve në këtë fushë.
25 depo me 98 mijë tonë municione
Forcat e Armatosura kanë në inventarin e tyre aktualisht më shumë se 25 depo municioni, të cilat mbajnë rreth 98.000 tonë municione të llojeve të ndryshme. Demontimi industrial i municioneve duhet të bëhet në kushte të larta sigurie në dy prej fabrikave më të rëndësishme në vend. Të dyja fabrikat e municioneve në Mjekës dhe Poliçan do të licencohen dhe certifikohen, sipas rregullave për të kryer operacione të demontimit industrial të municioneve.
Ekip për organizimin e demontimit
Misioni këtij plan-veprimi është identifikimi dhe eliminimi i gjithë municioneve të tepërta dhe të vjetra, eksplozivët dhe materialet mbështetëse të municioneve nga inventari i Forcave të Armatosura. Në Ministrinë e Mbrojtjes pritet të krijohet një ekip i Menaxhimit të Demontimit për të organizuar, kontrolluar dhe monitoruar operacionet e demontimit të municioneve.