Ditët e lirisë së një piktori
Kavaleta nuk qëndron asnjëherë bosh. As ngjyrat nuk mungojnë. Dhoma e mbushur me piktura të ekspozuara apo të sistemuara në hapësirën e saj, është vend-arratisja e piktorit. Ditët e një artisti në pension pëlqen t‘i harxhojë më së shumti në këtë kthinë të frymëzimeve artistike. Ngjyrat që Vilson Kilica hedh këto ditë mbi telajo, përvijojnë një peizazh të periferisë së Tiranës. Një copëz rrugë e asfaltuar, një terren disi kodrinor që i gëzohet gjelbërimit, një qiell pa diell...dhe fabula vazhdon. Ky peizazh nuk është i vetmi në llojin e tij. Pas ‘90-ës, peizazhi e intrigon më së shumti se çdo gjini tjetër piktorin. Arsyet? Mund të rendisësh disa. Për t‘u shprehur, për të mbushur ditët, por mbi të gjitha, ashtu siç ai thekson, për t‘u çliruar. Ndërsa gjithnjë e më shumë, politikisht apo në një kuadër më të gjerë social, në ditët e sotme diskutohet për të shkuarën shqiptare të 50 viteve, Kilica ka zgjedhur "arratisjen" përmes peizazhit nga tematikat e imponuara për vite me radhë. "Ne krijuam në një klimë, ku në mos i detyruar, duhet t‘i përshtateshe kërkesës për vepra tematike të rëndësishme. Kështu që punët e mia, por edhe të piktorëve të tjerë, kryesisht pasqyronin atë realitet, qoftë të saj kohe apo të së shkuarës historike. Për këtë arsye, pas viteve ‘90 më lindi një dëshirë për t‘u marrë me peizazhin. Ndjeva nevojën të çlirohesha nga një tematikë pak a shumë e imponuar dhe të merresha me ndonjë temë të lirë si peizazhi, e ndonjëherë edhe portreti", shprehet Kilica. Çdo tri-katër ditë nis nga një punë të re. Nëse e shkëput penelin, e ka të vështirë të hyjë sërish në frymëzimin e pikturës. Shëtit kryesisht në rrethinat e Tiranës. Iba, Peza, zona kodrinore që e ngacmojnë me arkitekturën piktoreske. "Jam i lirë për ta interpretuar natyrën siç e mendoj. Në ndryshim nga piktura e disa viteve më parë, jam çliruar nga disa strese ideologjike që duhet t‘i respektoje", tregon Kilica teksa nga pikturat e sistemuara kërkon një portret të hershëm të gruas së tij, një nga ato piktura që mund të bëheshin vetëm brenda mureve të studios. E ulur në një karrige, ende në moshë të re, e shoqja ka pozuar për të. Përzierë me kujtimet e asaj kohe, me një nënqeshje në buzë, piktori shprehet se këtë portret e ka realizuar nën ndikimin e piktorit të njohur italo-francez, Modeliani. Me veprat e tyre ishte njohur në kohën e studimeve në Leningrad(Shën Petërburgu i sotëm). Atje mësoi mjeshtërinë artistike të pikturës realiste. Ndërsa kati i tretë i muzeut me kryevepra botërore, të artistëve italianë, anglezë e francezë ishte një nga vendet që adhuronte ta vizitonte shpesh. "I shihja me dashuri të madhe veprat e piktorëve të impresionizmit francez. Aty mësoje edhe një teknikë të re, këndvështrimin e interpretimit të natyrës. Më vonë më tërhiqte edhe krijimtaria e Pikasos, shtrirja dhe planet e gjera të pikturimit". Kthehet në Tiranë ku, si shumicës së piktorëve që kishin studiuar jashtë, iu desh të përshtatej me një situatë të ndryshme artistike. Përveç pikturave realiste, për të cilat kishte studiuar, iu desh të bënte edhe vepra të soc-realizmit. Përshtatje për të mbijetuar.
"Periudha e diktaturës kishte kufizime të mëdha. Mbi të gjitha artisti duhej të mbështetej mbi një metodë që quhej metoda e realizmit socialist. Por, edhe pse e ndiem atë ngushtim dhe stres ideologjik, sidomos kur duhet të hapeshin ekspozita me raste jubilesh apo ngjarje historike, secili prej nesh, në studiot tona krijonte diçka që dilte nga kornizat. Nuk bëja modernizëm në shtëpi, por kisha shprehje më të lirë", thekson piktori. Si pasojë edhe të këtij dualiteti artistik, Kilica shprehet se ndryshe nga sa besohet sot, jo të gjitha pikturat e asaj kohe janë të realizmit socialist. "Te ne ngatërrojnë realizmin si pikturë me realizmin socialist. Shumë piktorë krijuan të mbështetur në teknikën e realizmit dhe ato vepra kanë vlera", thekson ai. Në vitet ‘60, i takoi të ishte drejtori i të parit Institut të Arteve Figurave, atëherë 3-vjeçar. Në ‘65-ën vazhdon të ushtrojë detyrën e drejtorit, por këtë herë në Institutin e Lartë të Arteve, sot Akademia e Arteve. Këto vite akademike i quan në një farë mënyre edhe si një lloj shkëputje nga piktura, meqë i kushtonte më pak kohë. Por gjithsesi, gjatë kësaj kohe, të qenit pranë studentëve dhe problemeve të artit e mbajti në një proces mendor krijues. Detyrat administrative vazhduan me emërimin në ‘69-ën si sekretar i përgjithshëm në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve. Në ‘73 do të merrte goditjen e parë. Bashkë me ata që drejtonin u kritikuan Plenumi i Katër i Komitetit Qendror për ndikime borgjeze revizioniste në letërsi dhe art. Pas kësaj vijnë një sërë zhvendosjes. Fillimisht rikthehet në institut, pastaj zhvendoset në Fier si mësues vizatimi në shkollë pedagogjike, më tej në atë 8-vjeçare. Gjatë viteve të krijimtarisë së tij të para ‘90-ës, pati realizuar një sërë veprash tematike të kohës("Revolucioni tekniko-shkencor", "Shpallja e Republikës", "Denoncimi i Traktatit të Varshavës", përfshirë pjesëmarrjen si bashkautor në Mozaikun e Muzeut Kombëtar), vepra historike si "Kuvendi i Lezhës", "Gjyqi i kryengritësve në Sinjë", "U kthefsh me lirinë", "Luftëtari mbi top", por edhe portrete të udhëheqësve, portrete të figurave të artit e të letërsisë(Kadare, Kristaq Rama etj.), figura historike(Skënderbeu, Abdyl Frashëri, Rrapo Hekali, Isa Boletini), figura partizanësh dhe figura të njerëzve të punës. Krijimtaria e tij e pati shpërblyer me disa çmime asokohe, duke i dhënë edhe titujt "Piktor i Merituar" dhe "Piktor i Popullit". Këto vepra patën fatin t‘i qëndronin kohës. Një pjesë e tyre gjenden në fondin e Galerisë Kombëtare të Arteve, ndërsa mbi 80 vepra të tjera gjenden në koleksione familjare private në: Itali, Amerikë, Gjermani, Slloveni, Greqi, Serbi, Francë, Bullgari etj. Nuk e pati të njëjtin fat piktura murale, me temën e porositur "Ndërtimi i socializmit". Gati në të mbaruar, ajo u gërvisht, u lye me bojë dhe u zhduk.
Si ma zhdukën "Ndërtimin socialist"
Para se të inaugurohej Pallati i madh i Kulturës, Vilson Kilica, dhe Danish Jukniu ngarkohen për të pikturuar murin e katit të dytë. "Mua më dhanë krahun ngjitur me hyrjen në kat të dytë të Bibliotekës Kombëtare, ndërsa Danishit krahun ku hyhej në Opera. Bëmë projektet, pastaj bocetet që u miratuan nga dy anëtarë të byrosë politike para se të hidheshin në mur. Gati nga mbarim të punës, vjen Fiqerete Shehu. Na thotë "punë të mbarë" dhe ikën. Të nesërmen vjen Mehmet Shehu. Unë isha duke punuar në skelë. Zbres poshtë, fshij duart nga penelat, por ai nuk më jep as dorën, vetëm thotë: - ç‘është kjo pikturë borgjeze-revizioniste". I shpjegoj se ishte vetëm një pikturë e bërë mbi bazën e projekteve të miratuara më parë. "Lëri ato" - thotë, dhe ikën. Shkon te Danishi. Ai e mori vesh se çfarë ndodhi dhe po priste. Duke e parë dhe pak të dobët, i foli më pak Danishit dhe iku. Të nesërmen na thërrasin në Kryeministri. Drejtori i punimeve, Llazar Ligivani, ish-drejtor i Kinostudios, u përpoq të na mbronte. Kur vajtëm në zyrë më thotë: Po t‘i, ç‘e kishe atë punëtor qafëdem. Në të vërtetë kisha marrë si model një murator nga Shijaku që punonte aty dhe e kisha vënë në rolin e shkrirësit të çelikut", tregon Kilica. Tabloja murale përfshinte në pjesën tjetër një vajzë të vogël që mbillte një pemë, një tjetër me libër për të përfshirë dhe kulturën në shtetin socialist. "Pse keni marrë si simbol shkrirjen e çelikut?- më tha Mehmet Shehu. Sepse në atë kohë për Partinë shkrirja e çelikut simbolizonte zhvillimin industrial, iu përgjigja. "Po ajo pemë ç‘është, -vazhdoi ai - Ti duhet të shkosh në fshat që të mësosh si vizatohet pema. Foli pak dhe me Danishin dhe aty mbaroi takimi ynë me Mehmet Shehun. Më vonë na thërret ministri i Kulturës, Thoma Deliani. Çfarë do bëhet, -tha- do i prishim apo s‘do i prishim?. "Ju i porositët, ne i bëmë. Ju e dini nëse do i prishim" - i thashë. Pas disa ditësh u gërvishtën dhe u zhdukën. Ishte një punë e lodhshme nga e cila s‘mbeti asgjë", tregon Kilica. Po përveç kësaj, në ditët në vazhdim i druheshin edhe ndonjë ndëshkimi, gjë që për fat nuk ndodhi. "Ndërtimi i socializmit" mbeti vetëm në kujtimet e piktorit dhe në nja dy fotografi gjatë punës, të cilat po i publikojmë për herë të parë. Nëse nuk do të ishin prishur, sot ato do të ishin ende në katin e dytë si një tjetër dëshmi artistike nga ish-diktatura shqiptare.
Ekspozita
Ka disa punë të realizuara vitet e fundit. Familjarët e nxisin për të hapur një ekspozitë personale, por piktori Vilson Kilica ngurron. "Me moshë njeriu bëhet më autokritik ndaj vetes. Kam gjithmonë një lloj droje për t‘u paraqitur përsëri në publik. Mendoj nëse do të jenë në atë nivel që të ruajnë vulën që kam vënë me emrin tim. Prandaj nëse një ditë do të vendos për ekspozitë, duhet të krijoj edhe më shumë vepra për të pasur mundësi zgjedhjeje".
Një bocet për vdekjen e Jakup Kerajt
Në një cep të dhomës-studio, në afërsi të dritares që ndriçon hapësirën, dallon një bocet i vogël i zymtë. Nuk ka kontraste ngjyrash. Brenda kontureve të vogla, nën dritën e makinave që çajnë errësirën, silueta njerëzish shohin arkivolin të zhduket në gropën e hapur. Piktori është një prej atyre personazheve. Vdekja dhe varrimi i piktorit shkodran, Jakup Keraj, e ka frymëzuar Vilson Kilicën për këtë bocet. "E kam realizuar një ditë pasi vdiq Jakup Keraj. Ishte dhjetor dhe ai u varros natën. Me dritat e makinës u mbajt dhe fjalimi i përcjelljes. Jo vetëm pse e kisha shok, por edhe i emocionuar nga skena, sa erdha në shtëpi, të nesërmen bëra këtë bocet", kujton piktori. Pas disa vjetësh, një akademik francez që e kishte vizituar në studio ishte ndalur pikërisht mbi këtë bocet.
Fëmijët
Fëmijët kanë ecur në gjurmët e tij. Si vajza, Alba dhe djali, Orges, kanë mbaruar për pikturë. Gjurmë të tyre gjenden edhe në studion e Vilson Kilicës. Të dy zhvillojnë aktivitetin në studion e tyre grafike.
Piktura sot
Edhe pse shprehet se nuk është shumë në korrent me zhvillimet e artit botëror, është i bindur se hapja e Shqipërisë me botën i ka dhënë një impuls krijimtarisë edhe në fushën e pikturës. "Ne kemi studentë të talentuar. Brezi që ka dalë kur ishim ne pedagogë, sot janë emra të njohur. Por e shoh me shqetësim keqkuptimin e brezit të ri për atë që quhet moderne. Si pasojë e marrin punën më lehtë se ç‘është në realitet dhe ndonjëherë ai që quhet art modern bie në imitacione. Gjithsesi, këto do të shoshiten me kalimin e kohës. E përgjithshmja është që arti po ecën".