E Diel, 1 Nëntor 2026

Fëmijët e lindur në 17 shkurt, festojnë ditëlindjen së bashku me Kosovën

Një pjesë e mirë e fëmijëve të lindur datën e sotme në Kosovë, festojnë ditëlindjen e tyre së bashku me shtetin më të ri. Kryeministri i qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në festimin e ditëlindjes së fëmijëve që kanë lindur më 17 shkurt 2008, në Ditën e Pavarësisë së Kosovës. Kryeministri Thaçi ka takuar shtatë fëmijë dhe prindërit e tyre në dyvjetorin e lindjes, i ka uruar ata të gëzojnë shëndet të mirë dhe të rriten të lumtur në shtetin e Kosovës.

Pra urim ditëlindjen  të gjithë këtyre fëmijëve, urime ditëlindja për Kosovën, urime ditëlindja për shtetin e Kosovës, për të ardhmen tonë në NATO dhe BE, për sukseset e mëdha që kemi. Secili qytetar i Kosovës, secila familje kosovare duhet ta festojë me krenari të madhe këtë ditë historike për vendin tonë, këtë ditë të gëzimit, të krenarisë, të vlerave, të respektimit të së kaluarës, të zotimit për punë dhe për vizionin tonë për të ardhmen, u shpreh kryeministri Thaçi. Më tutje kryeministri Thaçi ka pohuar se secili qytetar i Kosovës, secila familje kosovare duhet ta festojë me krenari të madhe këtë ditë historike, këtë ditë të gëzimit, ditë të krenarisë, vlerave, të respektimit të së kaluarës, të zotimeve për punën e sotme, por para së gjithash edhe për vizionin për të ardhmen. Secili nga ne duhet të kujtojë të kaluarën tonë të lavdishme, sakrificat e mëdha që kemi bërë për të arritur në këtë ditë, por edhe zotimin tonë për të ardhmen, për një shtet më të zhvilluar, shtet demokratik, shtet të perspektivës evropiane, shtet të zhvillimit, të mirëqenies sociale, u shpreh Thaçi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›