Modernizimi i doganës, 5 milionë dollarë pajisje
Dogana e Durrësit është sot jo vetëm më e rëndësishme për të ardhurat që siguron në arkën e shtetit, por ajo është kthyer sot në institucionin më të sigurt dhe më modern për sa u përket proceseve të saj përpunuese. Arben Ibroja, drejtori i Doganës Durrës tha për “standard” se “sot ne kemi në të gjitha strukturat tona doganore një sistem kontrolli elektronik dhe të përsosur, duke futur skanerin për kamionë dhe kontejnerë, detektorin për kontrollin e niveleve të radioaktiviteteve për mallrat e çdo lloji, si dhe një tjetër skaner që kontrollon imtësisht bagazhet e udhëtarëve dhe veturave”. Sipas z. Ibro, vlera e modernizimit të sistemit të kontrollit dhe verifikimit të kësaj dogane arrin në afro 5 milionë dollarë amerikanë. Pajisjet e ardhura, duke nisur nga dy skanerët dhe detektori, janë ndihmë e BE-së dhe qeverisë amerikane, sipas marrëveshjeve dypalëshe dhe kushteve që ato organizma kanë vendosur lidhur me ndalimin e trafiqeve, kontrabandës dhe futjes së mallrave me nivel të lartë radioaktiviteti në Shqipëri. Sipas z. Ibro, taksat doganore kanë pësuar një ulje të ndjeshme duke e krahasuar me vitin 2005, nga 12 për qind në vetëm 3.3 për qind, sipas marrëveshjeve me BE-në dhe OBT-në.
Ditën e martë është nisur nga porti i Durrësit, duke kaluar nga kjo doganë edhe anija me ngarkesën e parë të çimentos për eksport. Lajmin e bëri të ditur drejtori i doganës, duke u shprehur se “kërkesat e ardhura nga firma të ndryshme evropiane për çimenton shqiptare janë të shumta, pa dyshim kjo mbetet pozitive, një rrugë e mbarë për eksportimin edhe të mallrave të tjera për tregun e BE-së. Por, si gjithmonë kontrolli dhe verifikimi i mallrave të importuara mbetet parësor. Dje detektori ka ndaluar dy maune 20-tonëshe, pasi u sinjalizua për praninë e nivelit të radioaktivitetit në disa mallra hidro-sanitare. Menjëherë ka nisur verifikimi i analizave nga specialistët e doganës, duke respektuar parametrat e tregut të BE-së. Ibroja tha se “e patolerueshme mbetet për ne kalimi i mallrave ushqimore me nivel të palejueshëm radioaktivitetit, por edhe i mallrave si hekur, çimento etj.”.