Shëndetësi; Rritja e pagës, sa përfiton secila kategori
Rreth 9 mijë mjekë dhe stafi mbështetës në qendrat shëndetësore në vend kanë përfituar tashmë rritjen e pagës deri në masën 15 për qind. Përpos kësaj rritjeje pagash, burime pranë Institutit të Sigurimeve Shëndetësore pohojnë se do të vijojë filozofia e reformës së ndërmarrë, sipas të cilës stimulohen mjekët në bazë të punës dhe shërbimit që kryejnë ndaj pacientëve përmes përfitimit të performancës dhe bonusit në rastet kur i arrijnë treguesit.
Shpërndarja
Punonjësit e shërbimit shëndetësor në shërbimin parësor përfitojnë rritje page prej disa vitesh. Ndërkohë që vetëm gjatë këtij viti është vendosur që të bëhet rritje prej 15 për qind për secilin prej tyre duke përfshirë në total 9 mijë punonjës.
Sipas përllogaritjeve të bëra nga ISKSH-ja do të bëhet edhe shpërndarja përkatëse për secilin punonjës. Pas kësaj, ajo pritet që të shpërndahet.
Rritja e pagës për këtë sektor vjen pas vendimit të qeverisë duke bërë që secilit punonjës të përfitojë nga ky vendim.
Gjithashtu, mësohet se qendrat shëndetësore i kanë tërhequr tashmë shumat përkatëse dhe nga dita në ditë do të fillojnë të bëjnë shpërndarjen përkatëse.
Gazeta “Standard” boton sasinë e lekëve që merr secili nga punonjësit nga përllogaritjet që janë nga Instituti i Sigurimeve Shëndetësore. Në secilën prej tabelave jepet kategoria përkatëse e punonjësve dhe masa e lekëve që ata do të marrin.
ISKSH
Këshilli Administrativ i Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor (ISKSH) ka miratuar rritjen e pagave sipas kategorive në shërbimin shëndetësor parësor, duke u bazuar në vendimin e qeverisë për rritjen e pagave të stafit mjekësor. Sipas burimeve nga ISKSH-ja, kjo rritje pagash mbulohet nga buxheti i ISKSH-së dhe hyn në fuqi nga 1 korriku 2008.
Shërbimi shëndetësor parësor që nga 1 janari 2007 është përfshirë tërësisht në skemën e sigurimeve shëndetësore. Synimi kryesor i ISKSH-së, i cili në thelb është dhe synimi i reformës që ka nisur në shërbimin shëndetësor parësor, është lidhja e rritjes së stimulit financiar, me punën e stafit mjekësor në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Ndryshimet e pagave në qendrat shëndetësore, kanë filluar që nga 1 korriku 2008.