Fëmijët e sotshëm më të shëndoshë se ata të para 25 viteve
Londër - Fëmijët e sotshëm janë shumë më të shëndoshë se bashkëmoshatarët e tyre 25 vjet më parë. Studimet tregojnë se obeziteti tek fëmijët shfaqet kryesisht në moshën nga 0 deri në 5 vjeç. EarlyBird Diabetes në Angli ka zhvilluar një studim mbi 233 fëmijë, të ndjekur këta nga lindja deri në moshën e pubertitetit. Sipas revistës Pediatrics, fëmijët kur lindin kanë të njëjtën peshë me ata që kanë lindur 25 vjet më parë, por ajo ndryshon ndjeshëm në vitet që pasojnë tek fëmijët që kanë lindur pas vitit 1980. Sipas studimit, kilot e tepërta shtohen kryesisht deri në moshën 5 vjeçe. Kështu, për fëmijët vajza, rreth 90 për qind e mbipeshës merret para se të fillojnë shkollë, kurse për djemtë kjo arrin në 70 për qind të mbipeshës.