Piratët rrëmbejnë një tjetër anije turke
Mogadishu - Piratët somalezë kanë rrëmbyer një tjetër anije turke. Anija Bosphorus Prodigy, së bashku me 11 marinarë turq e rrëmbyer nga piratët, është pronë e Grupit Umran dhe e firmës Isko Marine. Autoritetet turke bëjnë të ditur se anija është rrëmbyer në gjirin e Adenit. Ndërkohë, ekuipazhi prej 11 vetësh në anije përbëhet nga shtetas ukrainas dhe turq. Anija është e gjatë 100 metër është rrëmbyer një natë më parë.