E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gazetari irakian do të hetohet për tradhëti ndaj Al Malikit

Bagdat - Gazetari irakian Muntadar al-Zaidi që qëlloi me këpucë kundër presidentit amerikan Bush,do të hetohet për tradhti ndaj kryeministrit Nuri Al Maliki. Zaidi i është dorëzuar drejtësisë irakiane . ndërkohë, me qindra avokatë irakianë kanë shprehur dëshirën për të mbrojtur falas gazetarin e guximshëm.

Nga ana tjetër, në faqen zyrtare të internetit të Ministrisë së Brendshme të Irakut është bërë e ditur se kanë nisur të gjitha përgatitjet për hetim ndaj Zaidit.

Ndërkohë, ai është rrahur dhe dëmtuar rëndë në pjesë të ndryshme të trupit. Vëllai i tij Dargham, ka deklaruar për BBC-në se Muntadar e ka dorën të thyer, brinjë të thyera dhe ka hemoragji të brendshme, si dhe dëmtim në sy., i tha BBC-së, vëllai i tij i madh Dargham.

Në të gjithë Irakun janë zhvilluar protesta në mbështetje të Zaidit, me thirrje për lirimin e tij. Gazetari në fjalë i cili gjatë konferencës për shtyp që presidenti Bush po jepte, nxorri këpucën dhe qëlloi kundër tij, tashmë në Irak është kthyer në një hero. Me mijëra irakianë janë derdhur nëpër rrugë për të kërkuar lirimin tij. E teksa bota arabe e ka shpallur atë si hero të Irakut, gazetat më të mëdha janë çelur me foton e tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›