E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Kryeministër i ri, kërkesa sot në Presidencë

Do të jetë presidenti Topi, i cili asnjëherë nuk ka vonuar në këto çështje, që të dekretojë Berishën si kryeministër i mandatuar nga maxhoranca. Kjo kërkesë firmoset nga partia më e madhe që ka fituar zgjedhjet dhe aleatët e saj 

TIRANE-Sali Berisha nuk është kryeministri i ri i vendit, pasi ende nuk është mandatuar për të qenë i tillë, ai vazhdon të jetë kryeministër në detyrë. Kërkesa zyrtare e cila u konsultua edhe mbrëmë nga Berisha me një grup bashkëpunëtorësh të ngushtë, pritet që të dorëzohet sot pranë presidencës. Do të jetë presidenti Topi, i cili asnjëherë nuk ka vonuar në këto çështje, që të dekretojë Berishën si kryeministër i mandatuar nga maxhoranca. Kjo kërkesë, ashtu siç u bë edhe në 2005-ën, duhet të përmbajë një tekst të shkurtër, të firmosur nga partia më e madhe që ka fituar zgjedhjet dhe aleatët e saj, ku theksohet se ky koalicion mandaton Berishën si kryeministër të vendit. Nga selia e PD-së u bë e ditur se deri ditën e enjte, kryeministri i vendit do të ketë gati kabinetin e ri, i cili u zgjat vetëm deri sa të institucionalizohej dhe drejtimi i Kuvendit. Bërja publike e kabinetit, në bazë të statutit të PD-së do të jetë duke kaluar në dy faza partiake, siç është mbledhja e kryesisë së kësaj partie dhe më pas mbështetja që i duhet vendimit të kryesisë nga Këshilli Kombëtar. Deri ditën e enjte emrat e kabinetit të ri, të gjithë ata që janë përfolur deri më tani nga selia e PD-së, mbeten hipotetikë pasi Berisha është ai që ka të drejtën të ndryshojë deri në fund listën.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›