Fëmijët, lodrat plastike janë të rrezikshme për shëndetin e tyre
Jonida Tashi
Lodrat e fëmijëve, duke nisur që nga kukullat plastike janë të dëmshme për shëndetin e tyre. Lajmi bëhet i ditur nga Inspektorati Qendror Teknik, i cili gjatë kontrollit të tregut ka hasur probleme të ndryshme që dëmtojnë shëndetin e fëmijëve. Nga kontrollet e ushtruara në treg nga Inspektorati Qendror Teknik (IQT), theksohet se janë konstatuar një sërë problemesh lidhur me lodrat e fëmijëve, me veshjet tekstile të ndryshme për fëmijë, të cilat janë në kontakt me trupin e fëmijës, si dhe me veshjet për këmbët, këpucë, çorape etj. Më poshtë, ekspertët e IQT-së përmendin problemet me të shpeshta të hasura në treg, për të cilat Inspektorati ka marrë masat paraprake, duke filluar nga këshillime deri në heqje të prodhimit nga tregu.
Lodrat
Ndër problemet më të rëndësishme që kanë evidentuar specialistët teknik janë ato që kanë të bëjnë me lodrat e fëmijëve të moshës 0 deri në 3 vjeç si për shembull: kukulla, makina me rrota, si dhe lodra të tjera plastike. Në shumë ente tregtuese është vënë re se këto lodra nuk shoqëroheshin me paralajmërimet përkatëse. Po ashtu, lodrat nuk kishin asnjë të dhënë për përmbajtjen kimike të materialit plastik prej të cilit ato përbëheshin, gjë kjo me rrezikshmëri të lartë, duke ditur problemet e mëdha shëndetësore që mund të krijojë tek një fëmijë që është në kontakt dhe prek me duar një lodër plastike për të cilën nuk ka të dhëna për materialet kimike të përdorura. Një problem tjetër që kanë vënë re në lodrat e fëmijëve ekspertët e IQT-së, është se në shumë raste mungonte marka CE. Më tej, ekspertët kanë konstatuar se lodrat, sidomos kukullat kishin pjesë të vogla lehtësisht të shkëputshme, të cilat mund të gëlltiteshin nga fëmija dhe që kalonin lehtësisht në grykën e cilindrit të testimit. Sikurse lodrat plastike apo prej kauçuku edhe ato prej druri, si rosakë, kuaj, e kafshë të tjera, makina me rrota kanë rezultuar të dëmshme për shëndetin e fëmijëve. Nga analiza e specialistëve të IQT-së, këto lodra paraqesin rrezikun e madh të shkëputjes së pjesëve të vogla si rrotat e pjesëza të vogla të trupit të lodrës, të cilat mund të gëlltiteshin nga fëmija. Në provën e specialistëve teknik është parë se këto pjesë kalonin lehtësisht në grykën e cilindrit të testimit. Në përfundim të këtij kontrolli, IQT bën të ditur se lodrat e mësipërme që ishin gjendje në dyqane, gjithsej 45 kukulla, 15 makina plastike dhe 34 lodra druri, në mirëkuptim me tregtarët, u hoqën nga shitja dhe u asgjësuan. Ndërsa tregtarët janë këshilluar që të mos furnizonin me dyqanet e tyre me këto tipe lodrash. Njëkohësisht u dërgua letër Doganës për të bërë kujdes në zhdoganimin e lodrave.
Veshjet
Në kontrollet e ushtruara për veshjet e fëmijëve, sidomos veshjet e brendshme për fëmijë të moshës 0 deri 3 vjeç, si: kanatjere trikotazhi, bizhama fanellate, tuta trikotazhi, çorape, janë vërejtur një sërë problemesh serioze të cilat kanë të bëjnë direkt me shëndetin e fëmijëve. Problemet më kryesore që u konstatuan ishin: Nuk kishte përputhje të të dhënave të etiketës për përbërjen e tyre; Në rastin e kanatjereve etiketa tregonte 100% pambuk, gjë e cila nga analizat e kryera pranë Laboratorit të Tekstilit rezultoi false, pasi përbërja sipas analizës ishte 50% pambuk dhe 50% poliester, pra nga konstatimi vërehet se në përbërje kishin një sasi të konsiderueshme materiali sintetik, poliester; Tutat prej fanellate shoqëroheshin me etiketën ku jepej përbërja 100% pambuk, ndërkohë që pas analizave të kryera në laborator është konstatuar përbërja në raportin 60% pambuk dhe 40% material sintetik, poliester; Tutat për fëmijë po ashtu shoqëroheshin me etiketën 100% pambuk, gjë që nuk qëndronte, pasi analizat treguan përzierje me poliester në raportin 55% me 45%; Disa lloje tutash kishin rripa që në fundet e tyre përfundonin me disa kapse metalike. Këto kapse dekorative ishin lehtësisht të shkëputeshme dhe mund të gëlltiteshin nga fëmijët; Po ashtu, për metalin prej të cilit ishin të përbëra këto kapse, nuk kishte asnjë të dhënë. Sipas specialistëve të IQT-së, këto metale përveç faktit që mund të jenë toksike, janë të shoqëruara me riskun e krijimit të alergjive tek fëmijët, kur prekin lëkurën e tyre. Çorape të shumta për fëmijë u gjetën me shkelje. Megjithëse etiketa që i shoqëronte tregonte përbërjen e tyre 100% pambuk, pas analizave të kryera, rezultoi se përbërja në fakt ishte në raportin 50% pambuk dhe 50% material sintetik, në rastin konkret polyamide (nailon). Specialistët shpjegojnë se gjitha sa përmendet më sipër paraqesin rrezikshmëri për shëndetin e fëmijës, pasi dihet se lëkura e fëmijëve nga 0-3 vjeç është shumë delikate. Pikërisht kjo është dhe arsyeja që veshjet e kësaj moshe duhet të jenë 100 % pambuk, i cili është shumë higjenik, thith djersën duke mos lejuar acarimin e lëkurës delikate të fëmijës kur është në kontakt me të. Specialistët theksojnë se fakti që këto veshje u gjetën me përzierje sintetike (polyester ose polyamide), e cila nuk bën thithjen e djersës dhe nuk lejon ajrosjen e mirë të lëkurës së fëmijës, duke i bërë ato të rrezikshme, është mashtrim ndaj konsumatorit dhe i dënueshëm sipas ligjit nr.9902 date 27.04.2008 “Për mbrojtjen e konsumatorit”. Kontakti i materialeve sintetike me lëkurën e njomë të fëmijës mund të krijojnë probleme të shumta të lëkurës të shoqëruara me reaksione alergjike, dermatite, ekzema të ndryshme etj.
Problemet e lodrave
Ndër problemet më të rëndësishme që kanë evidentuar specialistët për lodrat e fëmijëve të moshës 0 deri në 3 vjeç si: kukulla, makina me rrota, si dhe lodra të tjera plastike janë:
Në shumë ente tregtuese është vënë re se këto lodra nuk shoqëroheshin me paralajmërimet përkatëse;
Po ashtu, lodrat nuk kishin asnjë të dhënë për përmbajtjen kimike të materialit plastik prej të cilit ato përbëheshin, gjë kjo me rrezikshmëri të lartë, duke ditur problemet e mëdha shëndetësore që mund të krijojë tek një fëmijë që është në kontakt dhe prek me duar një lodër plastike për të cilën nuk ka të dhëna për materialet kimike të përdorura; Një problem tjetër që kanë vënë re në lodrat e fëmijëve ekspertët e IQT-së, është se në shumë raste mungonte marka CE;
Më tej, ekspertët kanë konstatuar se lodrat, sidomos kukullat kishin pjesë të vogla lehtësisht të shkëputshme, të cilat mund të gëlltiteshin nga fëmija dhe që kalonin lehtësisht në grykën e cilindrit të testimit;
Lodrat prej druri, si rosakë, kuaj, e kafshë të tjera, makina me rrota kanë rezultuar të dëmshme për shëndetin e fëmijëve;
Këto lodra paraqesin rrezikun e madh të shkëputjes së pjesëve të vogla si rrotat e pjesëza të vogla të trupit të lodrës, të cilat mund të gëlltiteshin nga fëmija;
Në provën e specialistëve teknik është parë se këto pjesë kalonin lehtësisht në grykën e cilindrit të testimit.
Problemet e veshjeve
Në kontrollet e ushtruara për veshjet e fëmijëve, sidomos veshjet e brendshme për fëmijë të moshës 0 deri 3 vjeç, si: kanatjere trikotazhi, bizhama fanellate, tuta trikotazhi, çorape, janë vërejtur një sërë problemesh serioze, të cilat kanë të bëjnë direkt me shëndetin e fëmijëve. Problemet më kryesore që u konstatuan ishin:
Nuk kishte përputhje të të dhënave të etiketës për përbërjen e tyre;
Në rastin e kanatjereve etiketa tregonte 100% pambuk, gjë e cila nga analizat e kryera pranë Laboratorit të Tekstilit rezultoi false, pasi përbërja sipas analizës ishte 50% pambuk dhe 50% poliester, pra nga konstatimi vërehet se në përbërje kishin një sasi të konsiderueshme materiali sintetik, poliester;
Tutat prej fanellate shoqëroheshin me etiketën ku jepej përbërja 100% pambuk, ndërkohë që pas analizave të kryera në laborator është konstatuar përbërja në raportin 60% pambuk dhe 40% material sintetik, poliester;
Tutat për fëmijë po ashtu shoqëroheshin me etiketën 100% pambuk, gjë që nuk qëndronte, pasi analizat treguan përzierje me poliester në raportin 55% me 45%;
Disa lloje tutash kishin rripa që në fundet e tyre përfundonin me disa kapse metalike. Këto kapse dekorative ishin lehtësisht të shkëputeshme dhe mund të gëlltiteshin nga fëmijët;
Po ashtu, për metalin prej të cilit ishin të përbëra këto kapse, nuk kishte asnjë të dhënë. Sipas specialistëve të IQT-së, këto metale përveç faktit që mund të jenë toksike, janë të shoqëruara me riskun e krijimit të alergjive tek fëmijët, kur prekin lëkurën e tyre;
Çorape të shumta për fëmijë u gjetën me shkelje. Megjithëse etiketa që i shoqëronte tregonte përbërjen e tyre 100% pambuk, pas analizave të kryera, rezultoi se përbërja në fakt ishte në raportin 50% pambuk dhe 50% material sintetik, në rastin konkret polyamide (nailon).
28 Dhjetor 2009