E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hapet qendra e dializës në qytetin e Fierit

Instituti i Sigurimeve te Kujdesit Shëndetësor ka vendosur të hapë një qendër të dializës në qytetin e Fierit duke ia ulur kështu koston e pacientëve. Shkak për të ndërmarrë këtë nismë ka ardhur si pasojë e shtimit të numrit të personave që vuajnë ganga veshkat. Deri tani në të gjithë vendin ka rreth katër qendra që mundësojnë kurimin e dializës. Sipas ISKSH-së do investohet për të hapur qendra të tjera nëpër të gjitha qytetet e vendit. Hapja e këtyre qendrave do ti ndihmojë qytetarët jo vetëm ekonomikisht por edhe duke i ofruar një shërbim më të specializuar sepse 90% e atyre që vuajnë nga sëmundja kronike e veshkave mbeten të paidentifikuar.

Qendrat
Hapja e një qendre për kurimin e dializës në qytetin e Fierit u ka ardhur në ndihmë pacientëve jo vetëm nga an ekonomike por edhe rritjen e shërbimit spitalor. cili ofrohet në spitalin e qytetit
Sipas drejtoreshës së ISKSH-së kostoja financiare e këtij projekti shkon në 140 milionë lekë për 60 pacientët e Fierit. "Hapjen e je qendre ne Fier për marrjen e shërbimit te dializës ne spitalin e Fierit, ashtu sikurse sot merret ne 4 spitale te tjera ne republike. Përmirëson aksesin për këta lloj te sëmuresh, dhe për 60 te sëmure që janë nga Fieri do te kurohen ne qytetin e Fierit pa patur nevoje qe te shkojnë ne këto qytete ku behet shërbimi i dializës",-theksoi Hana. Për vitin 2010 do të hapën edhe disa qendra të tjera dialize në qytet të ndryshme të vendit, një do jetë në qytetin e Korçës premtoi drejtoresha e ISKSH-së. Shërbimi i dializës deri tani ofrohet në Tirane, Shkodër, Elbasan dhe Gjirokastër.

Sëmundja e dializës
Dializa ose ndryshe sëmundja kronike e veshkave karakterizohet nga humbja graduale e funksionit të veshkave që vjen duke u përkeqësuar nga grada e parë deri në të pestën, që është dhe shkalla më e rrezikshme. Në stadin e pestë pacientët kanë nevojë për procedurat e dializës ku funksionin e veshkave e zëvendësojnë aparaturat përkatëse, ose për transplantim të veshkave. Një nga komplikacionet më të shpeshta të sëmundjes kronike të veshkave është anemia. Sipas specialistëve ekziston një lidhje e ngushtë midis prevalencës së anemisë dhe agresivitetit të sëmundjes. Studime të ndryshme paraqesin faktin që anemia është e pranishme në pjesën dërrmuese të pacientëve në stadin e pestë. Prezenca e vazhdueshme e anemisë te këta pacientë shkakton lodhje dhe këputje. Specialistët e Nefrologjisë kanë raportuar për një shtim të personave të prekur nga sëmundja e veshkave, ku regjistrohen rreth 450 raste të reja në vit.

Rama: shpërblime nxënësit me nota më të mira në 2010-ën
Kryebashkiaku Edi Rama ka organizuar ceremoni festive me rastin e festave të fundvitit me nxënësit më të mirë të shkollave 9-vjecare dhe të mesme. Kanë qenë rreth nxënës të shkollave 9-vjecare dhe 300 të shkollave të mesme, me rezultate të shkëlqyera. Rama gjatë takimit i shprehu vlerësimin nxënësve për notat e mira dhe i inkurajo ata të vazhdojnë rrugën e nisur drejt dijes. “Dua t’ju falënderoj për gjithçka keni bërë deri tani, për të gjitha 10-at e pafundme që keni marrë dhe dua t’ju them që Bashkia jo vetëm do vazhdoje t’ju mbështesë siç ju ka mbështetur deri tani, por ne jemi duke menduar që nga ata që marrin më shumë 10-ta, midis atyre që janë me 10-ta, të bëjmë diçka edhe më të madhe, se sa ajo qe bëjmë për të gjithë” tha kryebashkiaku. Ai i ka premtuar nxënësve se në fillim të viti që do të vijë Bshkia do të organizojë një takim më të madh për të gjithë nxënësit më të mirë. Në këtë takim të arrdhshëm Rama do të diskutojë për mënyrat sesi mund ti mbështesë më mirë nxënësit e shkëlqyer duke i dhënë shtysë atyre për të rritur akoma dhe më shumë rezultatet.
Të rinjtë kane festuar dhe kane marre dhurata ne këtë ditë qe iu është kushtuar vetëm atyre, dhe në fund të koktejit veç dhuratave për të gjithë nxënësve të dalluar u jepet mundësia të shohin një film në një nga kinematë e kryeqyteti.

28 Dhjetor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›