E Shtunë, 31 Tetor 2026

Femijet me SIDA, ende pa ilace

Medikamentet antiretrovirale per femijet me HIV-AIDS jane siguruar nga Ministria e Shendetesise, por ende nuk jane marre nga pacientet e vegjel, pasi vetem gjate dites se djeshme kane mberritur ne spitalin “Nene Tereza”. Burime prane ketij spitali bejne te ditur se shperndarja do te behet se shpejti. Kurse perfaqesuesja e shoqates eshte shprehur se medikamentet ne vend kane mberritur qe me 12 shkurt, por femijet nuk i kane marre. “Presim qe keto dite femijet te marrin medikamentet e tyre, pasi shendeti i tyre eshte ne dore te ketij shurupi. Vetem nje dite me pare ilacet kane shkuar ne QSUT, tani presim kalimin e tyre dhe shperndarjen”, shprehet O.H., perfaqesuesja e shoqates. Ndersa, sipas Ministrise se Shendetesise blerja e ilaceve eshte detyrim ligjor i shtetit, qe te siguroje barnat per mjekimin ambulator te ketyre qytetareve. Duke filluar nga ky vit, permes asistences se “Global Fund”, sigurohen medikamente specifike te gjenerates se dyte. Aktualisht, numerohen 16 femije dhe 49 te rritur te semure me HIV/AIDS qe kane nevoje per mjekimin specifik. Por, keto medikamente jepen sipas gjykimit te mjekut infeksionit ne QSUT, sipas protokollit te mjekimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›