E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deshton strategjia e Personave me Aftesi te Kufizuara

Strategjia e personave me aftesi te kufizuara ka deshtuar. Tre vjet pas miratimit te saj asnje nga institucionet qeveritare nuk ka marre asnje mase per mbrojtjen dhe punesimin e ketyre personave. Nderkohe qe edhe buxheti i ketyre tre viteve ka qene i pamjaftueshem, dhe ky ka bere qe strategjia te jete e pazbatueshme. Po keshtu, nje tjeter aspekt negativ, ne raportin qe eshte bere, u verejt edhe mungesa e njesive monitoruese ne cdo institucion per te ndjekur edhe zbatuar kete strategji. “Parashikimet buxhetore jane te pamjaftueshme te cilat parashikojne zbatimin e kesaj strategjie kombetare. Qe ne momentin e miratimit, strategjia kishte mungesa te planifikimeve buxhetore, nderkohe qe edhe ne kete periudhe 2005-2008 nuk jane bere perpjeke per rishikimin e buxhetit. Kjo eshte nje strategji qe nuk ka buxhet”, eshte shprehur Blerta Cani, drejtore e fondacionit shqiptar per te drejtat e PAK. Sipas saj, kuadri ligjor nuk eshte i plote dhe gjitheperfshires dhe nuk eshte ne perputhje me dokumentet nderkombetare qe mbrojne te drejtat e Personave me Aftesi te Kufizuar (PAK). Nje tjeter fakt qe eshte vene ne dukje gjate studimit ka qene edhe angazhimi i ministrive kryesore per keta persona. Keshtu Ministra e Arsimit nuk ka punuar per kurrikulat shkollore, ajo e Shendetesise shfaq mangesi per trajtimin e ketyre personave. Nderkohe qe gjate ketyre viteve nuk rezulton asnje person me aftesi te kufizuara i punesuar ne sektorin publik, apo i regjistruar ne zyrat e punes.
Duke qene se kjo strategji nuk eshte zbatuar gjate ketyre tri viteve, ekspertet kane propozuar qe ajo te rishikohet edhe nje here, si dhe te behen ndryshimet e duhura. Keto te fundit kryesisht ne afatet kohore dhe masat e planit te veprimit dhe buxhetit. Nje nga rekomandimet e tjera eshte ngritja e nje strukture te plote per monitorimin e strategjise kombetare per PAK, dhe kjo ka te beje me ngritjen e nivelit te perfaqesimit. Drejtuesit e Fondacioni shqiptar te te Drejtave te PAK kane kerkuar qe kjo qender monitorimi te jete ne varesi te Keshillit te Ministrave dhe jo me te Ministrise se Punes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›