Fëmijët me aftësi të kufizuara çelin ekspozitë
Oganizata shqiptare jo-fitimprurese "Ndihmoni Jetën"e ngritur në Tiranë që prej vitit 1998 si një inisiativë e një gupi prindërish të fëmijëve dhe adoleshentëve me aftësi të kufizuara mendore dhe fizike çeli sot ekspozitën me punime të ndryshme të këtyre fëmijëve.Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur për gjatë gjithë javës për të ekspozuar të gjitha këto punime. Aktiviteti mbledh sëbashku njerëzit me aftësi të kufizuar,organizatat joqeveritare si dhe organizmat në nivel qeveritar për të festuar arritjet, kontributet dhe eksperiencat e këtyre fëmijëve.Misioni i kësaj organizate është përmirësimi i kapaciteteve,ndyshimi i statusit social si dhe mbrojtja e të drejtave të tyre me qëllim integrimin në familje dhe në shoqëri.Ky aktivitet u mbeshtet financiarisht nga ambasada e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta në Tiranë.