Studentët e Shkencave Sociale, 3 javë pa mësim
Studentët e fakultetit të Shkencave Sociale që prej tre javësh nuk frekuentojnë mësimin kjo sepse në ambjentet e universitetit ka nisur të plasariten muret e kateve të sipërme duke u shndërruar në një problem serioz për të gjithë studentët.Të plasaritura këto mure ishin lyer me bojë për të mos rënë në sy të studentëve. Edhe pse paguajnë një tarifë vjetore prej 300 mijë lekësh të reja, këto para nuk po përdoren aspak për të rikonstuktuar këtë banesë. Shumë prej studentëve kanë nisur të protestojnë përpara universitetit duke kërkuar ndihmë nga pushteti vendor dhe ai lokal që të akomodohen në të tjera ambjente sepse vetëm kështu ata nuk do të mund të humbin këtë vit shkollor.Ata shprehen shumë të revoltuar se nëse kjo situatë nuk do të ndryshoje atehëre do tu duhet të kalojnë në grevë urie sepse vetëm kështu shpresojnë që gjërat të rregullohen.