Kapen 50 kg marhuane. Droga me mushke ne Greqi
Rreth 50 kg marihuanë janë sekuestruar nga policia e Gjirokastrës mbrëmë afër qytetit të Libohovës. Droga e ngarkuar në dy canta shpine do të transportohej në Greqi me mushkë. 2 të arrestuar
GJIROKASTER- Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar 50 kilogram lëndë narkotike e llojit marihuanë si dhe ka arrestuar dy persona të dyshuar si posedues të saj. Operacioni i policisë u krye rreth orës 21.00 mbi qytetin e Libohovës në vendin e quajtur Revani.
Dy personat u pikasën nga policia teksa po tentonin të transportonin drogën në dy canta të mëdha shpine të ngarkuara në një mushkë dhe që kishte destinacion Greqinë.
Policia i ka bërë thirrje të ndalohen por ato janë larguar. Pas disa orësh forcat blu të Gjirokastrës kanë arritur të arrestojnë dy shtetasit, emrat e të cilëve ende nuk janë bërë të ditur.
(s.g/BalkanWeb)