Hipoteka ndan 60 tapitë e para për legalizimet
22/05/2009 Dosjet janë plotësuar nga zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme e Tiranës
Pronarët e rinj do të marrin sot certifikatat e pronësisë
Rreth 60 certifikata të para të pronësisë do të shpërndahen për pasuritë e përfshira në procesin e legalizimit. Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Tiranë bën të ditur se do të jenë 60 personat e parë të cilëve u është regjistruar pasuria, që do të marrin në duar tapinë e pronës. Bëhet fjalë për ato dosje që Agjencia e Legalizimeve i ka përcjellë kohë më parë zyrtarisht pranë hipotekës. Specialistët e kësaj zyre kanë marrë në shqyrtim dokumentacionin përkatës. Sipas procedurës, kjo zyrë ka kryer procesin e regjistrimit të pronës brenda 15 ditëve. Këtë përcaktonte edhe udhëzimi më i fundit i zyrës qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, i cili i hapi rrugë procedurës së unifikuar për të gjitha zyrat vendore të hipotekës që të nisin veprimet për regjistrimin e ndërtesave në proces legalizimi, si dhe shtesave të legalizuara. “Qytetari, i cili ka marrë një leje legalizimi nga Agjencia rajonale e Legalizimit do të informohet nga kjo e fundit për përcjelljen e dokumentacionit nga ana e saj pranë ZVRPP-së përkatëse. Qytetari në këtë moment duhet të paraqitet pranë ZVRPP-së përkatëse me njoftimin e ALUIZNI-t dhe të bëjë pagesën e tarifës së shërbimit pranë sporteleve të ZVRPP-së. Zyrat vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, duke filluar që nga ky moment, duhet ta shqyrtojnë kërkesën brenda 15 ditëve”, - thanë burimet zyrtare të ZRPP-së. Udhëzimi i miratuar nga ana e zyrës qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme parashikon në detaje edhe të gjitha problematikat e tjera që mund të shfaqen përgjatë regjistrimit të lejeve të legalizimit, si në rastet kur parcela ndërtimore është më e vogël se pasuria e regjistruar apo e anasjella. Për çdo leje legalizimi do të dorëzohet një dosje e veçantë me inventarin e dosjes dhe dokumentacionin Tekniko-Ligjor. Kërkesa e aplikuesit duhet të shqyrtohet brenda 15 ditësh, në të kundërt përgjegjësia është e regjistruesit të ZVRPP-së. Udhëzimi është një lehtësi për të gjithë punonjësit e ZVRPP-ve. Ai do të shkurtojë kohën e pritjes së qytetarëve për t’u pajisur me dokumentin e pronësisë dhe nuk detyron qytetarin të paraqitet në zyrat e hipotekës. “Zyra qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme u bën thirrje qytetarëve që të paraqiten në sportelet e ZVRPP-ve, pasi të kenë marrë njoftimin nga drejtoritë rajonale të ALUIZNI-t, për aplikim për regjistrimin e lejeve të legalizimit”, - theksuan burimet zyrtare. Pagesa pranë zyrës së hipotekës është vetëm tarifë për shërbimin.