Trafiku i fishekeve, sot masa ne gjykate
Hetimet ne lidhje me trafikun e fishekeve dhe armeve nga Shqiperia ne Kosove, jane ne nje faze tjeter, ku Prokuroria e Krimeve te Renda, eshte duke hetuar ne lidhje me bashkepunetoret e tjere te pese te arrestuarve. Burimet thane se jane duke u hetuar dhe rruget qe jane bere nga te pandehurit ne drejtim te Kosoves. Gjithashtu, diten e sotme pritet qe te jepet masa e sigurise ne Gjykaten e Krimeve te Renda per Naim Dungu, 42 vjec, Shaban Sulmeta, 46 vjec, me detyre nenoficer prane nje Reparti Ushtarak ne qytetin e Burrelit, Behar Dungu, 33 vjec, te gjithe banues ne Burrel dhe Arben Beka, 18 vjec, banues ne fshatin Gumnisht te Kosove dhe Ali Peci, 38 vjec, banues ne Mitrovice.