E Shtunë, 31 Tetor 2026

Houllier, optimist për mbijetesë

Nga Express më 20 mars 2011 në ora 17:28

Gerard Houllier beson se mund të udhëheqë Aston Villën drejt mbijetesës në Premierligë, pavarësisht thirrjeve të tifozëve për shkarkimin e tij.

Pas 30 xhirove, Aston Villa gjendet në pozitën e 14-të me vetëm një pikë larg zonës së rrezikuar.

“Na nevojiten 10 pikë dhe do t’i marrim ato, jam optimist rreth kësaj. Të gjithë janë të brengosur për faktin se jemi duke kaluar në një periudhë të vështirë. Edhe ne të gjithë jemi të brengosur”, tha Houllier për Sunday Mirror.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›