E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fëmijët në fushatë, replika mes PS-PD

PS-ja, nëpërmjet Kryetares së Komisionit të Edukimit në Asamblenë Kombëtare, Ledi Shamku, ka kritikuar qeverinë për përdorimin e fëmijëve në fushatat elektorale. Sipas Shamkut, ky është një fenomen që po shndërrohet në një dukuri të pazakontë për të gjithë shkollat e vendit. Nga Belshi, Ledi Shamku, i ka kërkuar qeverisë të heqë dorë nga marrja e fëmijëve nga shkollat dhe dërgimi në takime elektorale. Por deklarata e Shamkut është kundërshtuar nga zëdhënësja e PD-së, Erla Mëhilli. E cila ka theksuar se PS-ja është e tmerruar nga mitingjet madhështore që bën PD-ja dhe deklaron se po merren fëmijët nga shkollat.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›