Gjinushi: Alternativa e majtë do të fitojë në qershor
Kryetari i PSD-së, Skënder Gjinushi, ka zhvilluar dje një takim paraelektoral në qytetin e Shkodrës. Gjatë këtij takimi, ai ka theksuar se është e papranueshme që një vend anëtar i NATO-s ende nuk ka ndarë kartat e identitetit për votuesit, ende nuk ka të garantuar votën për çdo shqiptar dhe kjo për shkak të papërgjegjshmërisë së qeverisë. Është shumë e qartë, tha Gjinushi, pse Berisha e bën këtë, kartat për Berishën janë vdekjeprurëse. Më tej, ai ka shprehur bindjen e PSD-së se zgjedhjet e 28 qershorit do t‘i fitojë e majta si alternativa më e mirë për shqiptarët.