Përçahen ish të përndjekurit, Kola: Para, sipas preferencave
Ish të përndjekurit politikë hakmerren ndaj qeverisë "Berisha" duke tradhtuar për herë të parë besimin e verbër për Partinë Demokratike. Premtimi i selisë blu në zgjedhjet e 3 korrikut 2005 ishte dëmshpërblimi i ish të përndjekurve politikë, por që pas katër vitesh pushtet PD-ja ndeshet në mjaft kontestime nga kjo kategori. Çështja ka përçarë në dy kampe këtë shtresë, e cila për 18 vjet me radhë i ka mbajtur sytë dhe shpresat nga Partia Demokratike. "Do të dëmshpërblejmë ish të dënuarit politikë të diktaturës më famëkeqe sapo të vijmë në pushtet". Kjo ishte parulla me të cilën kryetari i PD-së iu drejtua kësaj shtrese në këmbim të votës para zgjedhjeve të 3 korrikut katër vjet më parë. Në fund të mandatit të parë qeverisës, kjo kategori është ndarë në dy drejtime, ku një pjesë premton votën pro mazhorancës aktuale dhe tjera nuk ngurron të tregojë pakënaqësitë, duke kërcënuar me votën kundër. Nisma e qeverisë për ligjin e "lustracionit" ka mbetur peng, duke dëshmuar se ende kjo çështje nuk është zgjedhur.
Kreu i Shoqatës së të Përndjekurve, Kurt Kola, tregon arsyet e divorcit me Partinë Demokratike dhe marrëveshjen e re me "Polin e Lirisë". Sipas tij, demokratët premtuan dëmshpërblimin, por procesi është shumë i komplikuar dhe dëmshpërblimi është bërë duke selektuar njerëz në bazë të preferencave. Një pjesë e kësaj shtrese e konsiderojnë mënyrën e ndarjes së parave për ish të përndjekurit si tepër abuzive, duke e favorizuar një pjesë në bazë të preferencave. Ky grupim i është bashkuar "Polit të Lirisë" dhe vota e ish të përndjekurve do të jetë për herë të parë kundër Partisë Demokratike. "Ne jemi pjesë e ‘Polit të Lirisë‘", u shpreh Kola, i cili pak javë më parë nënshkroi edhe marrëveshjen paraelektorale me Partinë Demokristiane për zgjedhjet e 28 qershorit.
Në vitin 2005, Partia Demokratike premtoi dëmshpërblimin e ish të dënuarve politikë. Ligji u aprovua nga Parlamenti më 2 dhjetor të vitit 2007 dhe u dekretua nga Presidenti i Republikës më 18 dhjetor 2007. Që nga ky moment, ish të burgosurit, familjarët e të pushkatuarve nga viti 1945-1954 që përfshiheshin në ligj për t‘u dëmshpërblyer filluan aplikimin, duke paraqitur dosjet e tyre pranë Ministrisë së Drejtësisë. 2000 lekë të reja është vlera e një dite burgu për ish të dënuarit dhe për të pushkatuarit. Të internuarit nga viti 1945-1954 përfitojnë në bazë të vendimit të 2 dhjetorit 2007 vetëm 1 mijë lekë të reja për një ditë dënimi. Afati kohor i dorëzimit të dokumenteve ishte një vit. Për të pushkatuarit pa gjyq, Parlamenti firmosi një tjetër pikë në favor të tyre dhe Presidenti e dekretoi më 10 prill të 2009-ës. "U njohën dhe u morën në konsideratë kërkesat e kësaj kategorie", tha Simon Miraka, drejtori i përgjithshëm i Institutit të ish të Përndjekurve Politikë, i cili pozicionohet në krahun e qeverisë lidhur me atë çka është premtuar gjatë këtij katërvjeçari.
Kërkesa
Drejtori i Institutit të ish të Përndjekurve: Berisha duhet të largojë nga politika këta individë
Miraka: Ish-bashkëpunëtorët, jashtë listave
Drejtori i përgjithshëm i Institutit të ish të Përndjekurve Politikë, Simon Miraka, i kërkon publikisht Partisë Demokratike të mos përfshijë në listat e kandidatëve për deputetë persona që kanë bashkëpunuar me ish-Sigurimin famëkeq të komunizmit. Kërkesa e Institutit të ish të Përndjekurve vjen pak ditë përpara publikimit të listës zyrtare të kandidatëve për deputetë nga Partia Demokratike.
"PD-ja të mos ketë në listat e kandidatëve për deputetë individë që kanë bashkëpunuar me ish-Sigurimin e Shtetit komunist". Kjo është kërkesa definitive e Institutit të ish të Përndjekurve Politikë, të cilët kërkojë largimin nga politika të atyre personave që kanë dënuar njerëz të pafajshëm gjatë kohës së diktaturës. Drejtori i këtij instituti, Simon Miraka, përveç kërkesës për largimin e ish-bashkëpunëtorëve të Sigurimit nga politika, administrata dhe gjyqësori ka kërkuar shkollim, punësim dhe strehim për të rinjtë që janë fëmijët e ish të dënuarve politikë. "Edhe në SHISH të mos ketë më oficerë të ish-Sigurimit, pasi kemi studentë të rinj që po e mbarojnë këtë shkollë", tha Miraka.
Drejtori i përgjithshëm i Institutit të ish të Përndjekurve Politikë, Simon Miraka, thotë se janë dëmshpërblyer deri tani 1440 persona. "Dosjet verifikohen nga SHISH, Arkivi i Shtetit, Ministria e Brendshme, Ministria e Mbrojtjes dhe hipotekat. Kur përgjigjja vjen nga këto dikastere, atëherë hartohet lista", tha Miraka.
Sipas tij, problemet janë të shumta për ish të përndjekurit. "PD-ja, që nga fitorja e vitit 1992 me gjithë trashëgiminë që pati nga e kaluara, bëri më të mirën e mundshme për këtë shtresë, duke dhënë shtëpi, të drejta studimi dhe po kështu veproi edhe gjatë viteve 2005-2009", nënvizoi Miraka, i cili shtoi se ajo çka u premtua, u realizua. "U premtua se do të hartohet ligji dhe ai u aprovua", tha ai. Miraka shtoi se me anë të një VKM-je, familjet e ish të përndjekurve nuk e paguajnë taksën e regjistrimit në fakultete. "90% e ish të përndjekurve do të votojnë më 28 qershor për Partinë Demokratike", tha drejtori i Institutit të ish të Përndjekurve.