"Shqiperia, vend eksportues energjie elektrike ne rajon"
Kryeministri Berisha inspektoi dje punimet per ndertimin e linjes 400 kv te interkoneksionit Tirane-Podgorice ne komunen e Koplikut. Gjate fjales se tij, kryeministri Berisha e cilesoi ndertimin e kesaj linje si jashtezakonisht te rendesishme per garantimin e stabilizuar te furnizimit me energji elektrike dhe per lirine e tregut. "Kjo linje eshte jashtezakonisht e rendesishme qe do t`i jape tone te reja lirise se tregut ne te dyja vendet tona, do te garantoje nje furnizim te stabilizuar me energji te te dy vendeve, por edhe nje kontribut te madh ne te gjithe rajonin", deklaroi kryeministri Berisha, duke falenderuar qeverine gjermane. Ai i ka shprehur mirenjohjen me te thelle qeverise gjermane dhe Kancelares Merkel si dhe Bankes Gjermane per Zhvillim, per kete projekt. Ne kete kuader, kryeministri deklaroi se po hidhen bazat e fillimit te ndertimit te linjes tjeter, e cila do te jete Tirane-Prishtine. Berisha shprehu falenderimet e tij ndaj qeverise italiane, e cila ka financuar ndertimin e segmentit tjeter te kesaj linje, Elbasan-Tirane, financim i kooperacionit te kahershem dhe te destinuar per kete linje, si dhe per nje nenstacion te fuqishem. Nisur nga keto projekte te shumta, kryeministri theksoi se Shqiperia po ben te gjitha perpjekjet per t`u shnderruar ne nje vend, jo vetem furnizues konstante e i rregullt i konsumatoreve te saj, por edhe ne nje eksportues te rendesishem te energjise ne rajon dhe me gjere. I pranishem ne takim zv/ambasadori gjerman ne Tirane, Jan Rudolph, vleresoi se ky investim perben nje moment te jashtezakonshem te bashkepunimit shqiptaro-gjerman. Sipas tij, Shqiperia dhe Gjermania jane partnere te besueshem, te cilet mbajne premtimet e njeri-tjetrit dhe ne saje te ketij bashkepunimi, jane arritur rezultate konkrete ne te mire te qytetareve. R.Llazari