Fëmijët që gjejnë babanë biologjik me vendim gjykate
Laureta Rryçi
Pas një bashkëjetese që duket se nuk ka një fund të lumtur, dhjetëra çifte përfundojnë në dyert e gjykatës për njohjen e atësisë së fëmijës. Konflikti në çift detyrojnë fëmijët që të gjejnë babanë biologjik me vendim gjykate. Padi të tilla civile, që kanë si objekt “njohje atësie” depozitohen shpesh në Gjykatën e Tiranës. Statistikat zyrtare në këtë gjykatë tregojnë se kryesisht janë gratë ato që e marrin këtë iniciativë. Megjithë kërkesën e depozituar, sërish beteja ligjore për këto gra nuk ka përfunduar me aq. Përveç testit të ADN-së, ato duhet t’i sërvirin gjykatës jo vetëm shumë dokumente të tjera që provojnë bashkëjetesën e tyre por edhe dëshmitarë që pohojnë se kanë dijeni për lidhjen jo legale mes palëve në proces.
Paditë
Për kërkesat e depozituara, gjykata është shprehur vetëm për disa prej tyre. Për një pjesë është vendosur që të pranohet kërkesa, por nuk mungojnë edhe rastet kur kërkesa e pretenduar nga nëna rrëzohet. Kjo ndodh në ato raste kur nuk respektohet afati 3-vjeçar nga momenti i lindjes së fëmijës. Nuk kanë ndonjë dokument që provon bashkëjetesën e tyre, qoftë kontratën e shtëpisë, dëshmi të miqve apo të fqinjëve që mund të hedhin dritë mbi pretendimet e grave që edhe pse janë beqare tashmë janë edhe nëna.
Ligji
Për të tilla raste ligjvënësi ka përcaktuar rregulla jo vetëm për babanë biologjik por edhe nënën. Sipas ligjit që rregullon këto raste i ati i fëmijës së lindur jashtë martese është personi madhor që e njeh fëmijën si të tij. Njohja e atësisë është e vlefshme kur për këtë jep pëlqimin nëna e fëmijës, të cilën e lajmëron nëpunësi i gjendjes civile. Kur nëna e kundërshton këtë njohje ose nuk përgjigjet brenda 1 muaji nga marrja e lajmërimit, burri që ka njohur fëmijën si të tij, mund të ngrejë padi para gjykatës kompetente për të vërtetuar se ai është i ati i fëmijës. E drejta e padisë parashkruhet me kalimin e një viti nga data e marrjes së lajmërimit nga nëpunësi i gjendjes civile, për mospranimin nga ana e nënës. I ati që ka mbushur moshën tetëmbëdhjetë vjeç mund të njohë në çdo kohë fëmijën e tij të lindur jashtë martese para nëpunësit të gjendjes civile ose me testament. Njohja e atësisë është e vlefshme kur për këtë jep pëlqimin nëna e fëmijës, të cilën e lajmëron nëpunësi i gjendjes civile. Kur nëna e kundërshton këtë njohje ose nuk përgjigjet brenda 1 muaji nga marrja e lajmërimit, burri që ka njohur fëmijën si të tij mund të ngrejë padi para gjykatës kompetente për të vërtetuar se ai është i ati i fëmijës. E drejta e padisë parashkruhet me kalimin e 1 viti nga data e marrjes së lajmërimit nga nëpunësi i gjendjes civile, për mospranimin nga ana e nënës.
Boc
Rastet kur ngrihet një padi për njohje atësie
Padia për vërtetimin e atësisë së një fëmije të lindur jashtë martese mund të ngrihet nga nëna e fëmijës edhe kur ajo është e mitur ose nga kujdestari i saj, me pëlqimin e gjykatës. E drejta e padisë së nënës parashkruhet me kalimin e 3 vjetëve nga lindja e fëmijës. Padia për vërtetimin e atësisë mund të ngrihet edhe nga vetë fëmija madhor. E drejta e padisë nuk parashkruhet. Padia për vërtetimin e atësisë mund të ngrihet edhe kundër trashëgimtarëve të atij që kërkohet të vërtetohet se ishte i ati i fëmijës. Burri, që sipas nenit 180 të këtij Kodi, prezumohet se është atë i një fëmije, mund te kundërshtojë atësinë e këtij fëmije. Padia për kundërshtimin e atësisë ngrihet kundër fëmijës, i cili përfaqësohet nga nëna. Kur nëna është në pamundësi dhe fëmija është i mitur, i caktohet një kujdestar i posaçëm nga gjykata. E drejta e padisë parashkruhet me kalimin e 1 viti, nga data që burri ka marrë dijeni për lindjen e fëmijës.
Çështjet që do të gjykojë Kushtetuesja në shtator
Gjykata Kushtetuese përcakton çështjet e para që do të gjykohen gjatë muajit shtator. Drejtuesit e kësaj gjykate në varësi të kërkesave të depozituara kanë përcaktuar dhe rendin e çështjeve. Midis të tjerave, është përcaktuar për t’u gjykuar edhe padia civile e Komunitetit Mysliman. Konflikt i hershëm për çështje prone jo vetëm me individë por edhe me institucione shtetërore. Gjithashtu është përcaktuar edhe data se kur do të nisë gjykimin padia po civile e Avokatit të Popullit dhe Këshillit të Ministrave për çështjen e pronave. Tre udhëzime të kryeministrit Berisha si dhe nene të caktuara të dy ligjeve për hipotekat kanë shkuar në Gjykatën Kushtetuese për tu rrëzuar. Kërkesa është bërë nga Avokati i Popullit i cili ka arsyetuar se nenet e caktuara të dy ligjeve dhe tre udhëzimet e Kryeministrit i kanë kthyer Kryeregjistruesit e pronave në “gjyqtarë” dhe jo në punonjës administrativë. Sipas Emir Dobjanit, Avokati i Popullit, me ndryshimet e bëra me Ligjin nr. 9701, dt.02.04.2007 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin nr.7843, dt.13.07.1994 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme” të ndryshuar”, neni 10, me dy paragrafët e shtuara ka sjellë probleme dhe deformime të shumta. “Kjo dispozitë, e cila rezulton absurde dhe e paprecedent në legjislacionin shqiptar, të paktën pas viteve 90-të, që mbart mentalitetin etatist, nuk bën gjë tjetër veçse, në rrugë dhe me akt administrativ, ju heq të gjitha tagrat pronarëve mbi pronat e tyre të paluajtshme, sendin më shenjtë dhe më të rëndësishëm në qarkullimin civil. Regjistruesi i Zyrës së Regjistrimit të Pasurive në rreth, “me vendim të arsyetuar”, pezullon kryerjen e veprimeve nga pronari legjitim me pasurinë e tij, dhe i kërkon Kryeregjistruesit fshirjen e regjistrimit të bërë pas të parit, në mbivendosjet që nuk rrjedhin nga njëri- tjetri. Ky i fundit merr vendim, ose jo, për fshirjen e pasurisë së paluajtshme, kompetenca që Kushtetuta ja ka deleguar pushtetit gjyqësor”, - shprehet Dobjani në padinë e bërë në Kushtetuese.
6 Gusht 2009