Berisha firmos dëmshpërblimin e Grorit, fitoi gjyqin në Strasburg
Qeveria i paguan Arben Grorit dëmshpërblimin prej 15 mijë eurosh pas vendimit të Strasburgut
Kreu i qeverisë, Sali Berisha, firmosi dje vendimin për zbatimin e vendimit të Gjykatës së Strasburgut për dëmshpërblimin e të dënuarit Arben Grori. Dje qeveria vendosi “ekzekutimin e vendimit të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, të datës 7.7.2009, për çështjen nr.25336/04, ‘Grori kundër Shqipërisë’, në shumën 15 000 (pesëmbëdhjetë mijë) euro, si dhe pagesën e tatimit mbi të ardhurat për dëmshpërblimin, në masën 10 për qind të kësaj shume”. Autoriteti përgjegjës për ekzekutimin e këtij vendimi është Ministria e Financave dhe afati, brenda të cilit duhet kryer ky ekzekutim, është data 7 shtator 2009. Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg e dënoi sërish Shqipërinë me gjobë, këtë radhë jo për çështje pronash, por për moskrijimin e kushteve për mjekimin e sëmundjes dhe mosdërgimin në Spitalin e Burgut të të dënuarit me burgim të përjetshëm Arben Grori. Sipas vendimit të datës 7 korrik 2009, që mban numrin e aktit 553, Gjykata e Strasburgut e dënoi Shqipërinë me 15 mijë euro gjobë. Këto para do t'i jepen të dënuarit Grori, nga të cilat 8 mijë euro do të përfitojë si dëme jofinanciare dhe 7 mijë euro për shpenzimet e procesit në Strasburg.
Vendimi
Sipas vendimit, shteti shqiptar dënohet për tri shkelje të rënda të Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut ndaj të dënuarit me burgim të përjetshëm. "Shtatë gjyqtarët që shqyrtuan ankimin, pasi shqyrtuan dokumentet dhe vendimet e depozituara nga palët, mbrojtja dhe shteti shqiptar vendosën në mënyrë unanime se ka pasur shkelje të Nenit 3 (ndalim i trajtimit çnjerëzor ose trajtim degradues) të Konventës në lidhje me trajtimin e papërshtatshëm mjekësor të Arben Grorit gjatë mbajtjes në burg; shkelje të Nenit 5/1 (e drejta për liri dhe siguri) të Konventës në lidhje me arrestimin e Grorit nga 15 maji 2002 e deri më 29 dhjetor 2003 si dhe shkeljen e Nenit 34 (e drejta për peticion individual) që lidhet me vonesën e qeverisë për të zbatuar urdhrin e Gjykatës së Strasburgut për ta shpërngulur të dënuarin Grori në një spital civil, pasi institucionet e vuajtjes së dënimit dhe Spitalit të Burgut nuk i plotësonin kushtet për mjekimin e tij”, - thuhet në vendim. Mbi bazën e këtyre shkeljeve të konstatuara, Gjykata, në mbështetje të Nenit 41 (për shpërblim të drejtë), urdhëron shtetin shqiptar t'i japë të dënuarit Arben Grori 8000 euro në lidhje me dëmet jofinanciare dhe 7000 euro për kostot dhe shpenzimet e procesit gjyqësor.
Trajtimi
Sipas vendimit mësohet se Gjykata ka vënë re me shqetësim se midis prillit 2005 dhe 28 janarit 2008, Grori ishte lënë për periudha të gjata kohe pa trajtim të përshtatshëm mjekësor, edhe pse vuante nga një sëmundje serioze. "Raporti i fundit mjekësor konfirmoi se sëmundja e tij kishte përparuar për shkak të mosmarrjes së përkujdesjes shëndetësore. Qeveria nuk ofroi asnjë justifikim për arsyet që e shtynë të refuzojë trajtimin e tij mjekësor, edhe pse siguron shërbim mjekësor falas për njerëzit në spitalet publike; qeveria dështoi në shpjegimin se si trajtimi me vitamina dhe antidepresive mund të quhet i përshtatshëm për këtë situatë. Qeveria nuk gjeti asnjë shpjegim të pranueshëm në lidhje me përkeqësimin e shëndetit të aplikuesit në burg. Kësisoj, Gjykata ka arritur në përfundimin se gjithçka e përmendur më lart krijoi një ndjesi pasigurie te Grori, që e kombinuar me vuajtjen e tij fizike, arriti deri në trajtim degradues, në shkelje të Nenit 3 të Konventës,- thuhej në vendim.
Breshëri mbi kryetarin e komunës, dyshohet konflikti për shkak të detyrës
Një ngjarje e rëndë ka tronditur dje komunën e Blinishtit në Lezhë, ku kreu i saj, Jak Zhupa, ka mbetur i plagosur pas një goditjeje me armë zjarri. Lajmi bëhet i ditur për zyrtarisht nga policia e Kurbinit, sipas të cilave mësohet se Jak Zhupa është qëlluar me pistoletë nga një bashkëfshatar i tij, i cili më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Forcat policore kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur direkt hetimin duke bërë të mundur identifikimin e autorit. Pistat e para që qarkullojnë mbi ndodhinë e rëndë mësohet të jenë ato që kanë lidhje me detyrën që ka Zhupa dhe pista e dytë është ajo e një grindjeje të çastit.
Kavajë, u arrestua për vjedhje, sedra e shtyn drejt vetëvrasjes
Ishte apo jo autori i një vjedhje të ndodhur një ditë më parë në Kavajë, ai tashmë ështe arrestuar. Sedra e tij e sëmurë duket se e ka detyruar atë ta dënojë vetën me varje vetëm pak orë pas arrestimit, pikërisht në qeli. Ngjarja ka për protagonist 31-vjeçarin Albert Bajramin nga Kavaja, i cili ka tentuar të varë vetën në dhomën e paraburgimit të Komisariatit të Policisë Kavajë. Ai ka grisur këmishën e tij duke e sajuar si litar, për ta përdorur për të varur veten. Por skena është diktuar nga policët roje të shërbimit, të cilët kanë ndërhyrë menjëherë duke i shpëtuar jetën të riut. Burime nga policia thanë se Barjami ishte kapur ditën e djeshme pasi dyshohet se është autori i një vjedhjeje të kryer në Kavajë. Ende pa mbushur 24 orë në qeli, Bajrami ka tentuar t’i japë fund jetës. Ndërkohë, pas mjekimeve në spital, i arrestuari ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Bajrami do të merret në pyetje nga policia për të zbardhur rrethanat që e detyruan atë të tentonte t’i jepte fund jetës. Por dyshohet se 31-vjeçari nuk e ka përtypur faktin që është arrestuar për vjedhje, që sipas tij, nuk e ka kryer një gjë të tillë, megjithatë gjithçka është në hetim.
Tiranë, plagos vëllanë pas grindjes, prona dyshohet si motiv
Një sherr banal dyshohet të ketë qenë shkaku që ka çuar në vrasjen e një 48-vjeçari nga dora e vëllait të tij. Krimi ndodhi mbrëmë në Tiranë kur Ahmet Vathi, 50 vjeç, dyshohet të ketë qëlluar me levë vëllanë e tij Zyrdi Vathi duke e plagosur rëndë. Në gjendje të rënë 48-vjeçari është transportuar për në spital, por ka gjetur vdekjen vetëm pak orë më vonë.
Ndërkohë që e sinjalizuar për ngjarjen forcat e policisë mbërritën menjëherë në vendngjarje për të zbardhur rrethanat. Sipas policisë, mes dy vëllezërve ka nisur një sherr për motive të dobëta, gjë që është në hetim, dhe pas fjalëve të ndërsjella 50-vjeçari ka marrë një levë dhe ka goditur disa herë vëllanë e tij dy vjet më të vogël. Oficerët e zyrës së hetimit të vrasjeve në policinë e kryeqytetit çuan në qeli vetëm pak orë më pas autorin e dyshuar të krimit, Ahmet Vathi, i cili do të merret në pyetje për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.
6 Gusht 2009