Penalizohen studentët e Psikologjisë, këtë vit, të gjithë me temë diplome
Studentët e kalojnë dorëzimin e diplomës për në muajin shtator
Jonida Tashi
Fundi i studimeve për studentët e Psikologjisë në kryeqytet duket se ka shkuar me keq sesa ata e kishin parashikuar. Ka qenë urdhri i drejtuesve të Fakultetit të Shkencave Sociale në Tiranë, vendimi që ka cenuar jo pak përfundimin e studimeve të tyre. Sipas urdhrit të brendshëm të këtij fakulteti, të lëshuar vetëm në ditët e fundit të mbarimit të shkollës, të gjithë studentët e Psikologjisë, këtë vit, duhet të përgatisin një temë diplome për t’u diplomuar. Kjo ka bërë që pjesa më e madhe e tyre të heqin dorë nga marrja e diplomës në muajin korrik, për të bërë dorëzimin e saj në muajin shtator.
Vendimi
“E kam lënë për në shtator diplomën. Nuk kisha si ta përgatisja për në korrik, kur na thanë vetëm në fund të provimeve që sivjet të gjithë do të kishim temë diplome. Tani do punoj gjatë gjithë verës që ta dorëzoj në shtator”,- pohon një studente e Psikologjisë. Por, vendimin e mësipërm, nuk e ka marrë vetëm kjo studente, pasi sipas saj, pothuajse të gjithë studentët e Psikologjisë e kanë lënë për në shtator diplomën. Megjithë interesimin e studentëve, pjesa më e madhe e të cilëve mendonin dhe dëshironin që t’i shlyenin që në korrik detyrimet me fakultetin, askush prej drejtuesve të fakultetit nuk i ka sqaruar se përse ata kanë marrë këtë vendim. Për rrjedhojë, studentët e rretheve, që tashmë i kanë mbaruar provimet për çdo lëndë, janë kthyer pranë shtëpive të tyre, për të pushuar dhe punuar për temën e diplomës njëkohësisht.
Rastet
Urdhri i Fakultetit të Shkencave Sociale për të detyruar të gjithë studentët të përgatisin temë diplome nuk është një rast i paprecedent. Një urdhër i tillë, por me efekt të kundërt, i’u është komunikuar edhe studentëve të Mjekësisë në kryeqytet, të cilët, për herë të parë këtë vit, do të përfundojnë fakultetin, pa iu dhënë mundësia që të përgatisin temë diplome. Për rrjedhojë, dëshira e mjaft studentëve të Mjekësisë, sidomos atyre me nota të mira, për të pasur pas mbarimit të fakultetit një diplomë në CV-në e tyre është “thyer” nga një urdhër i brendshëm, i nxjerrë nga drejtuesit e këtij fakulteti. Sqarimi i këtyre të fundit, për heqjen e temës së diplomës si një nga dy mënyrat tradicionale për të testuar studentët, ka qenë dyshimi se ata mund t’u servirnin atyre diploma të përgatitura më parë nga paraardhësit e tyre. Por, ky justifikim kontradiktor jo vetëm që ka injoruar studentët e Mjekësisë, të cilët, nuk kanë ditur se ku duhet të drejtoheshin më tej për zgjidhjen e këtij problemi, por ka cenuar edhe ligjin e Arsimit të Lartë në vend dhe rregulloren e Universitetit të Tiranës. Në asnjë prej këtyre dokumenteve nuk thuhet që studentët nuk kanë të drejtë të përgatisin temë diplome në fund të studimeve, madje përcaktohet që testimi përfundimtar për diplomimin e studentëve është pikërisht tema e diplomës ose provimi, në të cilin përfshihen të gjithë dijet që janë marrë gjatë viteve të shkollës së lartë. Në të dyja rastet, si për studentët e Mjekësisë ashtu edhe për ata të Psikologjisë, pasojat do të rëndojnë mbi kurrizin e studentëve, të cilët, pa pasur një diplomë në xhep, do ta kenë edhe më të vështirë për të kërkuar punë gjatë muajve të verës.
Viti i ri akademik
Akademia e Arteve do të ofrojë dy degë të reja studimi
Vitin e ri akademik, 2009-2010 Akademia e Arteve do të ofrojë dy degë të reja studimi. Qeveria ka miratuar hapjen e dy programesh studimi të ciklit të parë në Fakultetin e Muzikës, pranë Akademisë së Arteve. Fakulteti i Muzikës gjatë vitit të ri akademik do të ketë edhe dy degë të tjera që janë: “Pedagogji muzikore” dhe “Fizarmonikë klasike”. Në përfundim të këtyre programeve, studentëve do tu lëshohet diplomë e nivelit të parë (DNP). Gjithashtu, qeveria ka miratuar së fundmi edhe hapjen e disa programeve të tjera në universitetet e rretheve. Gjatë vitit të ri akademik, në universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan do të ofrohen disa degë të reja studimi. Më konkretisht programet e miratuara sipas fakulteteve të këtij universiteti janë: Në Fakultetin e Shkencave të Natyrës: “Teknologjitë e informacionit”, në përfundim të të cilit do të lëshohet diplomë e nivelit të parë; Në Fakultetin e Shkencave të Edukimit: “Edukim fizik dhe sporte”, në përfundim të të cilit do të lëshohet diplomë nivelit të parë. Ndërsa në Fakultetin e Bujqësisë, në universitetin “Fan S. Noli”, Korçë është hapur dega “Teknologji e prodhimit bimor”. Programet e studimit të ciklit të parë realizohen me 180 kredite dhe kohëzgjatja normale e tyre është tre vite akademike.
Çelen diplomat e nivelit të dytë për Shkodrën dhe Elbasanin
Çelen diplomat e nivelit të dytë për universitetin e Shkodrës dhe Elbasanit. Për universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, në Fakultetin e Shkencave të Edukimit është hapur programi i studimit “Studime shqiptare dhe etnokulturore”, me profilet: Studime shqiptare; Studime të thelluara në gjuhësi; Etnokultura dhe letërsia shqipe. Në përfundim të këtij programi, studentët do të pajisen me diplomë të nivelit të dytë (DND), në “Studime shqiptare dhe etnokulturore” sipas tre profileve të mësipërme. Ndërsa për universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, qeveria ka miratuar hapjen e programeve të ciklit të dytë për dy fakultete të tij. Kështu, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës është hapur programi i studimit “Mbrojtje mjedisi”, në përfundim të të cilit do të jepet diplomë e nivelit të dytë, në Mbrojtje mjedisi. Në Fakultetin e Shkencave Humane po të universitetit të Elbasanit është hapur programi i studimit “Trashëgimi kulturore”, në përfundim të të cilit do të lëshohet diplomë e nivelit të dytë, në Trashëgimi kulturore. Programet e ciklit të dytë të studimit realizohen me 120 kredite dhe kohëzgjatja normale e tyre është dy vite akademike. Për universitetin e Elbasanit qeveria ka vendosur të çel edhe disa mastera të nivelit të parë. Në Fakultetin e Shkencave të Edukimit do të ofrohet programi i studimit master i nivelit të parë, në Mësuesi, për ciklin e lartë të arsimit bazë, në lëndët “Edukatë qytetare dhe Gjeografi”. Po ashtu, në këtë fakultet mund të ndiqet edhe masteri i nivelit të parë, në Mësuesi për ciklin e lartë të arsimit bazë, në lëndët “Edukatë qytetare dhe Histori”. Ndërsa në Fakultetin e Shkencave Humane është hapur masteri i nivelit të parë në “Redaktim”. Programet master i nivelit të parë realizohen me 60 kredite dhe kohëzgjatja normale e tyre është një vit akademik.
18 Korrik 2009