Gjykata: Inva Mula dhe Pirro Çako të vendosin se cili do të mbajë djalin
Çifti i njohur ka në dispozicion pak ditë për të vendosur për kujdestarinë e fëmijës së tyre
Laureta Rryçi
Tiranë - Inva Mula dhe Pirro Çako edhe pse nuk arritën të gjenin një marrëveshje për martesën e tyre tani iu duhet të gjejnë një marrëveshje për kujdestarinë e djalit. Gjykata e Tiranës u ka lënë vetëm pak ditë kohë çiftit të njohur që janë në prag të divorcit për të vendosur se me cilin do të qëndrojë tani e tutje fëmija i vetëm që kanë në këto vite martesë. Seanca e radhës nisi dje rreth orës 14:00 dhe zgjati vetëm për pak minuta. Prezent në zyrën e gjyqtares së çështjes ishin vetëm avokatët e të dyja palëve. Fillimisht avokatët e Inva Mulës kanë folur në emër të klientes së tyre, e cila i ka rikujtuar bashkëshortit se ajo është një nënë e mirë dhe se ka gjetur gjithmonë kohë për t’u kujdesur për të birin. Ndërsa më tej, gjyqtarja u ka kërkuar palëve që në seancën e ardhshme të bien dakord se kush do të mbajë kujdestarinë e djalit. Në të kundër do të jetë gjykata ajo që do ta marrë një vendim të tillë, sigurisht në praninë e një psikologu.
Seanca
Gjykata vendosi të pranojë kërkesën e Inva Mulës për t’i lënë kohë të gjejnë një zgjidhje sa më të mirë për ushtrimin e përgjegjësisë prindërore të përbashkët me qellim mirërritjen e fëmijës. Këtë vendim çifti jo pak i njohur duhet të vendosë deri më 10 shtator të këtij viti ku dhe është caktuar seanca e ardhshme. Në seancën e djeshme, pritej që Inva Mula t’i përgjigjej pyetjeve të Pirro Çakos. Pyetje këto që janë bërë nëpërmjet avokatëve në sallën e gjyqit. Inva Mula mësohet se nuk është dashur të zgjatet në detaje. “Unë jam një nënë e mirë dhe kam ditur të kujdesem gjithmonë për tim bir”. Këto kanë qenë fjalët e sopranos se njohur, fjalë të cilat janë lexuar nga avokati i saj për palët që kanë qenë prezent.
Divorci
Çiftit i njohur prej vitesh jetonte larg njëri-tjetrit. Në prill të këtij viti, ka qenë sopranoja që ka marrë nismën ligjore që kjo ndarje tashmë të kthehej në një divorc zyrtar mes tyre. Për Inva Mulën divorci ishte e vetmja zgjidhje e mundshme e momentit, për shkak se ata kishin vite që jetonin në largësi. Ajo me të birin jetonin në shtëpinë e tyre në Paris, ndërsa Pirro në kryeqytetin shqiptar dhe ishte i angazhuar me karrierën e tij artistike. Kjo arsye nuk është pranuar nga kantautori si e vlefshme për të kërkuar divorcin. Ai nëpërmjet avokatit i ka kërkuar që të tregojë arsyet e vërteta që ajo po kërkon divorcin. Aktualisht procesi ka mbërritur në fazën e kujdestarisë së fëmijës.
Arrestohen adoleshentët, fshihnin sendet e vjedhura nga një banesë
Tiranë - Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 Tiranë kryen arrestimin në flagrancë të shtetasve; Lear Kurti, 19 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë dhe Rodeo Shabani, 18 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë. Arrestimi i tyre u krye sepse të enjten u kapën në flagrancë nga shërbimet policore, në një kabinë elektrike të një pallati e ndodhur në rrugën “Ndre Mjeda”, duke fshehur disa sende si një televizor Plazma, një aparat digitalb dhe një printer, të cilat dyshohet se i kanë vjedhur në banesën e një në afërsi të stacionit të trenit.
Betonierja aksidenton për vdekje 60- vjeçaren
Tiranë - Aksidentohet për vdekje nga betonierja një kalimtare në Tiranë. Aksidenti ka ndodhur dje pasdite, pranë urës në zonën e Shallvareve. Ndërsa gruaja e moshës rreth të 60-tave e paidentifikuar kalonte nga një anë e rrugës në tjetrën. Ajo është shtypur për vdekje nga betoniera me targa të Tiranës 7543 I, me drejtues Dashamir Duni. Policia sqaron se ka ndaluar drejtuesin e mjetit, ndërsa po punohet për të sqaruar rrethanat e këtij aksidenti të rëndë.
Policia, aksion “Black market” për celularët kontrabandë
Tiranë- Policia e Tiranës godet një rrjet tregtarësh të mallrave kontrabandë në afërsi të vendit të quajtur tregu çam në Tirane.
Gjatë operacionit të koduar “Black market” Policia e Tiranës sekuestroi një sasi të konsiderueshme aksesorësh të ndryshëm, arrestoi një shtetas dhe ndoqi në hetim të lirë 7 persona të cilët tregtojnë pranë postes në aktivitet të kundërligjshëm.
Në shënjestrën e policisë kanë qenë kryesisht tregtarë të celularëve kontrabandë. Policia arrestoi në flagrancë 35-vjeçarin Shpëtim Pashaj dhe vendosi ndjekjen në hetim të lirë për shtatë persona të tjerë. U sekuestruan gjithashtu 5000 copë kapakë celulari, 1000 copë këllëfë celulari, 3050 karikues telefonash të ndryshëm, 2500 bateri telefonash celularë si dhe 1500 kufje celulari. E gjithë vlera e mallit të sekuestruar arrin shumën e 4 milion lekëve.
Arrestohet në flagrancë, dyshohet për trafik klandestinësh
Kakavijë – Forcat e policisë kufitare të Kakavijës kanë bërë arrestimin ne flagrancë të 23-vjeçarit Jurgen Sinaj, lindur dhe banues në fshatin Grencia të Mallakastrës, pasi dyshohet se ka kryer veprën e trafikimit klandestin kundrejt përfitimit të shumës 2000 euro. Sipas burimeve kufitare për agjencinë e Lajmeve NOA, ai është kapur në flagrancë në afërsi të vijës së kufirit të gjelbër me shtetin grek, mbi fshatin Dritë së bashku me shtetasen J. H., dhe djalin e saj, po nga rrethi i Mallakstrës, të cilët tentonin të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme për në Greqi. Pas hetimeve rezultoi se Jurgen Sinaj, kishte marrë përsipër të ndihmonte J. H., së bashku me fëmijën e saj për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme për në shtetin grek, kundrejt vlerës 2000 euro. J. H., do t’ia paguante këto lekë Sinajt pasi të mbërrinte në Athinë tek bashkëshorti i saj, i cili është emigrant në Athinë. U kryen të gjitha veprimet e para hetimore për veprën penale të “Dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit”, parashikuar nga neni 298/3 i Kodit Penal.
Gjen vdekjen në aksident pranë autostradës, babai i tre fëmijëve
Durrës – Një 58-vjeçar, baba i tre fëmijëve, me vdekjen e tij të mbetur jetimë, gjeti vdekjen mbrëmjen e së enjtes, pas një aksidenti, për të cilin u arrestua një i ri durrsak. Policia informoi se viktima është Myrteza Agalliu, 58 vjeç, lindur në Berat dhe banues në Durrës, i martuar dhe me tre fëmijë. I arrestuar për ngjarjen, gjendet në paraburgimin e drejtorisë rajonale të policisë në Durrës, 21-vjeçari nga ky qytet, Mariglen Sidi. Burimet nga grupi hetimor thanë se aksidenti fatal ndodhi në orën 16:30 të së enjtes, në lagjen Nr. 17, ish-Këneta Durrës dhe pikërisht në aksin rrugor që e lidh me autostradën. Automjeti tip “Bens” me targë DR 9329 B me drejtues Mariglen Sidin, është përplasur me një motoçikletë. Si pasojë e kësaj përplasjeje, ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesi i motoçikletës, Myrteza Agalliu. Policia tha se nga veprimet e para hetimore rezulton se aksidenti ka ndodhur si pasojë e mosrespektimit të rregullave të qarkullimit rrugor, duke shtuar se është ndaluar drejtuesi i automjetit Mariglen Sidi.
Elbasan, gjendet trupi i mbytur i studentit 21-vjeçar
Është gjetur i pajetë trupi i studentit 21 vjecar i cili u mbyt aksidentalisht, dje pasdite, në rrjedhën e lumit Shkumbin . Trupi i pajetë është gjetur në orët e vona të natës. Ngjarja tragjike u regjistrua rreth orës 17 e 30 në fshatin Papër afro 10 km larg Elbasanit. Sipas burimeve zyrtare të policisë së këtij rrethi një grup të rinjsh nga qyteti i Cërikut miq e shokë me njëri tjetrin pasi kanë frekuentuar një nga lokalet buzë lumit kanë vendosur të lahen në rrjedhën e tij. Ervis Prendi, studenti i vitit të tretë në degën e psikologjisë të Universitetit të Tiranës pasi është zhytur në thellësinë e lumit nuk ka mundur të dalë më i gjallë mbi sipërfaqen e tij. Për të nxjerrë trupin e viktimës në vendin e ngjarjes kishin ardhur në ndihmë dhe polumbarët.
Dyshohej si bashkëpunëtor i grupit të trafikut të heroinës, pranga 43-vjeçarit
Tiranë - Në vijimësi të operacionit të koduar “Qarku i Mbyllur”, të organizuar afro 6 muaj më parë nga specialistët e Seksionit Kundër Narkotikëve, u realizua arrestimi i bashkëpunëtorit tjetër të përfshirë në një rrjet shpërndarje dhe trafikimi të lëndëve narkotike, kryesisht lëndë e llojit Heroinë. Pas një hetimi intensiv 6 -mujor i realizuar me metoda speciale të hetimit, u mundësua kapja në Vaqar të Tiranës, e shtetasit Shkëlqim Mici, 43 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë. Arrestimi i tij u krye, bazuar në vendimin penal të datës 16.07.2009, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë si dhe ekzekutimin e urdhrit për masën e sigurisë “Arrest burg”, në ngarkim të këtij shtetasi.
18 Korrik 2009