E Diel, 1 Nëntor 2026

Fenerbaçe e tepron, turqit duan Krespon

Hernan Krespo po kalon një nga sezonet më të vështira: ndërmjet dëmtimeve dhe zgjedhjeve teknike të Mançinit, sulmuesi ka luajtur shumë pak. Argjentinasi po mendon të largohet dhe në Turqi janë të gatshëm ta blejnë. Interesimi ka ardhur nga Fenerbaçe, pasi trajneri Ziko u ka kërkuar drejtuesve të klubit, Krespos. Problem mbetet lojtari, që nuk dihet nëse do ta pranojë transferimin, pavarësisht se turqit janë kualifikuar në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›