Ferguson: Premiershipi, më i forti në Evropë
Sër Aleks Ferguson ka vlerësuar maksimalisht futbollin anglez, që më shumë se kurrë duket dominant në "kontinentin e vjetër". "Premiershipi është kampionati më i fortë në Evropë", tha trajneri i Mançester Junajted. "Nëse 7-8 vjet më parë dominonte liga spanjolle, që kishte tri skuadra në gjysmëfinale, tashmë jam i bindur se futbolli anglez ka arritur në të njëjtat nivele". Ferguson nuk duket aspak i shqetësuar nga kundërshtarët, madje as nga sfida ndërmjet skuadrave angleze. "E di që ekzistojnë 40 për qind të shanseve që të luajmë përballë një tjetër skuadre angleze, shpjegoi ai. Kjo e dhënë e jashtëzakonshme pasqyron në mënyrë perfekte cilësinë e kampionatit tonë, pas ndryshimit të rregullave, ku çdo shtet (ata me kampionatet më të rëndësishme) përfaqësohen me tri ose katër skuadra është e paevitueshme që në një pikë të caktuar të luhen takime derbi. Pak rëndësi ka se cili do të jetë kundërshtari ynë, pasi synojmë të kualifikohemi".