Xherard: Në Evropë jemi të shkëlqyer
Kapiteni i Liverpulit, Stiven Xherard, beson se skuadra e "Anfilld Roud" është e shkëlqyer në kupat e Evropës. Nën drejtimin e Rafa Benitez, "Reds" fituar trofeun e Ligës së Kampioneve (finalja e paharrueshme përballë Milanit në vitin 2005), ndërsa në vitin 2007 ata humbën në Athinë pikërisht përballë kuqezinjve të Ançelotit. Paraqitjet e tyre mbresëlënëse në Champions kanë qenë në kontrast me ndeshjet në kampionat, ku nuk kanë mundur të luftojnë për titullin kampionë. Xherard tha: "Rekordi ynë në Ligën e Kampioneve flet vetë, nuk kemi përse të mbrohemi ose të themi sa të mirë jemi. Sinqerisht, besoj se në Evropë jemi një skuadër e madhe. Liverpuli është një nga ekipet më të forta në aktivitetet në kontinent, neve nuk trembemi përballë asnjë rivali. Kemi eksperiencë dhe e dimë se çfarë na pret në sfida të mëdha. Nuk dua të them se cilën skuadër preferoj si kundërshtare të radhës, e vetmja gjë që mund të pohoj është se ia kemi marrë dorën Ligës së Kampioneve".