E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kaka nuk dëshiron të jetë barrë

Mesfushori i Real Madridit, Leite Kaka ka thënë se nuk dëshiron të jetë barrë në klub. Pas dështimit të rikthimit të tij në Milan më herët gjatë afatit kalimtar të verës, braziliani do të qëndrojë në Santiago Bernabeu së paku deri në janar.

Kurse ai ende shpreson të depërtojë në ekipin e Jose Mourinhos. “Marrëdhëniet e mija me Mourinhon kanë qenë gjithmonë të bazuara në respekt të ndërsjellë. Asnjëherë nuk kam dyshuar te ai edhe pse vendimet e tij kanë bërë që unë të qëndrojë shpeshherë në bankinë”, deklaroi Kaka gjatë një interviste me Globoesporte.

“Megjithatë, nuk dua të jem barrë dhe shpresoj të zë vend në ekip, bazuar me punë të madhe”, u shpreh ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›