E Shtunë, 31 Tetor 2026

Galatasaray e do Touren

Qendërmbrojtësi i Manchester Cityt, Kolo Toure është shndërruar në objektiv të kampionit të Turqisë, Galatasaray, ka njoftuar trajneri Fatih Terim.

Edhe pse afati kalimtar në Premierligë është mbyllur në mesnatën e 31 gushtit, klubet turke mund të sjellin përforcime deri më 5 shtator dhe Galatasaray kërkon Touren.

“Na duhet të sjellim edhe dikë. Na duhet edhe një qendërmbrojtës. Jemi të interesuar për Kolo Touren e Manchester Cityt. Duhet të kompletojmë këtë transferim para dorëzimit të listës së ekipit për Ligën e Kampionëve”, deklaroi Terim për mediet turke.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›