E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërkohet Falcao

Sulmuesi i Atletico Madridit, Radamel Falcao kërkohet nga Manchester City, Chelsea dhe një skuadër ruse, ka njoftuar menaxheri i tij, Jorge Mendes.

Ylli kolumbian realizoi het-trik në fitoren e Atleticos ndaj Chelseat me rezultat 4-1 në kuadër të Superkupës së Evropës në fundjavë. Edhe pse afati kalimtar në Premierligë është mbyllur, Falcao vazhdon të kërkohet nga skuadra të mëdha angleze.

“Manchester City, Chelsea dhe një klub rus e kërkojnë Falcaon. Radamel gjithmonë ka dashur të luajë në Premierligë”, deklaroi Mendes për AS.com.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›