E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sindikatat kerkojne siguri ne pune

Sindikalistet kane kerkuar heqje te licencave per subjektet private qe nuk plotesojne kushtet dhe sigurine ne pune. Ne mbledhjen e Keshillit Kombetar te Punes, ata thane se pavaresisht kushteve te punes te cilat jane permiresuar ne disa sektore, perseri mungon trajnimi dhe kualifikimi, duke rrezikuar keshtu jeten e punetoreve. Ata kane kerkuar, bashkerendim te te gjitha ministrive, per kontrollet qe duhet te ndermerren per sigurine ne pune. "Ne nderprerjen e licencave, te shume subjekteve te cilat kane shkelje shume te renda ne drejtim te sigurimit teknik dhe si pasoje vjen dhe aksidenti ne pune. Trajnimi i punonjesve nuk eshte ne masen e duhur dhe kualifikimi eshte shume i dobet ", tha Sami Kariqi, kryetar i Sindikates se Pavarur te Minatoreve. Edhe ministri i Punes, Anastas Duro u shpreh se ky do te jete objektivi, jo vetem i Inspektoratit te Larte Shteteror te Punes, por edhe i ministrive te linjes."Eshte nje nga detyrat kryesore te kesaj strategjie edhe te Ministrise sone, ne bashkepunim dhe ministrite perkatese te tjera, te inspektorateve, si te minierave qe varen nga Ministria e Ekonomise dhe te Transportit" tha ministri Duro. Autoritetet e Ministrise se Punes, deklaruan se deri ne 2013 synohet qe aksidentet ne pune, te ulen ne masen 15%.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›