Fenomeni, drejt zgjerimit sigurimi privat i shëndetit
30/01/2009 Ndikojnë udhëtimet
Shqiptarët kanë nisur të sigurojnë privatisht shëndetin e tyre. Një fenomen që është vënë re gjatë vitit të kaluar dhe si shkak kryesor është jo vetëm fluksi i shtuar i udhëtimeve, por edhe sigurimi privatisht i shëndetit. Sipas të dhënave të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, të ardhurat nga sigurimet e aksidenteve personale dhe shëndetit në vitin 2008 arritën në rreth 313 milionë lekë, duke shënuar një rritje prej 67.61% në krahasim me vitin 2007. “Peshën më të madhe e mbajtën sigurimet e shëndetit me rreth 79.07% të të ardhurave të këtij grupi. Rritja e madhe e të ardhurave në sigurimin e shëndetit lidhet si me rritjen e të ardhurave të sigurimit të shëndetit në udhëtim dhe me rritjen e të ardhurave të shëndetit privat”, - thekson raporti përfundimtar i AMF-së për vitin 2008. Të dhënat saktësojnë se vëllimi i primeve të sigurimit të jetës arriti në rreth 518 milionë lekë me një rritje prej 26.40% krahasuar me vitin 2007. Një fenomen që është shoqëruar edhe me rritjen e buxheteve të paguara nga ana e shoqërive të sigurimit. Kështu, sipas AMF-së, totali i dëmeve të paguara bruto nga shoqëritë e sigurimeve në vitin 2008 ishte rreth 1,541 milionë lekë, ose 17.51% më shumë se në vitin 2007. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto u përket sigurimeve motorike me 1,207 milionë lekë, apo 78.35% të totalit të dëmeve të paguara bruto.