Lëkundet sërish nafta, arrin në 40 dollarë/fuçi
30/01/2009 Çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare sërish në rënie. Të dhënat në tabelat e bursës së Nju Jorkut treguan një rënie prej rreth 4 dollarë për fuçi gjatë ditës së djeshme. Një fuçi nafte kapi kuotën e 40.6 dollarëve, në krahasim me 43 dollarë për fuçi që ishte në fund të javës së kaluar. Ekspertët e shpjegojnë rënia e çmimit me ndikimin e rënies së përgjithshme të ekonomisë globale. Edhe pse ardhja në pushtetit e Presidentit amerikan Obama u shoqëruar me miratimin e një ndihme për ekonominë amerikane, sërish pati një ulje të kërkesës për naftë në nivel botëror. Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës, OPEC, është shprehur e shqetësuar për nivelin që ka vijuar të mbajë tregtia e arit të zi në bursat evropiane dhe atë të Nju Jorkut. Çmimi i naftës mbetet ende i ulët në tregjet financiare ndërkombëtare, për shkak të krizës ekonomike globale. Sipas Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës, çmimi për një fuçi naftë duhet të jetë 80 dollarë, në mënyrë që të konsiderohet normale. OPEC, pak muaj më parë uli prodhimin duke synuar rritjen e çmimit, ndërsa ka deklaruar se mund të ndërhyjë sërish për këtë gjë. Aktualisht prodhimi ditor është reduktuar në 2.2 milionë fuçi naftë.