Fenomeni: votojnë në Tiranë, por e kërkojnë votën në rrethe
Janë rreth 66 kandidatët e të dyja partive kryesore që do të kërkojnë votën e qytetarëve në qarqe të ndryshme, por vetë votojnë në kryeqytet. Gazeta "Shqip" ka bërë një verifikim në listën e zgjedhësve të publikuar në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe del se 70 kandidatë të Partisë Socialiste votojnë brenda Qarkut të Tiranës, nga të cilët 38 kandidojnë në 11 qarqet e tjera. Shifra varion më e ulët në kampin blu, ku nga 59 kandidatë që votojnë në Qarkun Tiranës, 28 prej tyre kandidojnë në qarqet e tjera.
Demokratët
Më 28 qershor, 59 kandidatë të Partisë Demokratike do të votojnë në Tiranë, pavarësisht se një pjesë e tyre janë kandidatë që kryesojnë listën e demokratëve në rrethe. Sokol Olldashi, Mesida Doda, Enkelejd Alibeaj dhe Fatos Beja janë ndër emrat e parë të PD-së që kërkojnë votat në Qarkun e Fierit, por në fakt ata nuk do të mund të votojnë dot as veten e tyre në 28 qershor, pasi emri i tyre në listat e zgjedhësve figuron në Tiranë. E njëjta gjë ndodh edhe me Lulzim Bashën dhe Dashnor Sulën në Elbasan, me Albana Vokshin në Durrës, Ridvan Boden dhe Fatbardh Kadillin në Korçë; Astrit Patozin dhe Leonard Demin në Vlorë. Në Qarkun e Beratit nuk do të mund të votojnë dot për siglën e partisë së tyre Genc Pollo dhe Miranda Haxhia, në Lezhë e njëjta situatë është edhe me Edi Palokën dhe Gjok Vuksanin, në Dibër me Jemin Gjanën, Sherefedin Shehun dhe Selami Xhepën. E njëjta histori është edhe me Genc Rulin dhe Flamur Nokën që kryesojnë listën e PD-së në Qarkun e Gjirokastrës dhe Kukësit. Në të njëjtën njësi administrative me Kryeministrin Sali Berisha më 28 qershor do të votojnë Rajmonda Bulku, Jemin Gjana, Evelina Koldashi, Lajla Përnaska, Gjergji Bojaxhi, Sokol Olldashi dhe Leonard Demi.
Socialistët
70 kandidatë për deputetë të Partisë Socialiste janë votues në Qarkun e Tiranës, nga të cilët 38 janë kandidatë në qarqet e tjera. Pas një verifikimi të bërë online në faqen zyrtare të KQZ-së me listën e zgjedhësve del se gjysma e kandidatëve të përzgjedhur vijnë nga Qarku i Tiranës, ndërsa pjesa tjetër nga qarqet e tjera. 38 të tillë do të kërkojnë mbështetjen e qytetarëve për t‘u votëbesuar, ndërsa nuk do të kenë asnjë mundësi që të shprehin vullnetin e tyre në zonat ku janë votues. Bazuar edhe në eksperiencat e mëparshme, pavarësisht se kandidati për deputet nuk ka të drejtë të bëjë fushatë apo të qëndrojë në qendrat e votimit, zakonisht ata zgjedhin që ditën e votimit të jenë afër zonës ku kandidojnë. Qarku Korçë, Durrës, Berat apo Fier janë qarqet që kanë numrin me të madh të kandidatëve me qendër votimi në Tiranë. Kryesimi i listave të kandidatëve është përgjithësisht me ata që votojnë në Tiranë, të ndjekur më pas me kandidatë që janë banues dhe votues të këtyre qarqeve. Ka dhe përjashtime, si rasti i kandidatit Isa Qatja, i cili kandidon në Elbasan, por qendra e votimit është në Vlorë. Njëkohësisht ka dhe kandidatë si Astrit Halili në Elbasan, Bujar Çela në Fier, të dhënat personale të të cilëve nuk korrespondojnë me të dhënat e të gjithë personave me të njëjtin emër në listën e zgjedhësve, si dhe Tatiana Kërxhaliu në Kukës, e cila nuk figuron në listë.