Koalicioni i vëzhguesve vendorë: 2500 raportues për zgjedhjet
Koalicioni i vëzhguesve mobilizon 2500 raportues që do të monitorojnë zgjedhjet në qendrat e votimit dhe 400 prej tyre në qendrat e numërimit të votave, në kuadër të koalicionit të vëzhguesve. Përveç 400 vëzhguesve të huaj, do të jenë edhe 2500 vëzhgues të pavarur për të monitoruar zgjedhjet e 28 qershorit.
Monitorimi i gjashtë shoqatave joqeveritare që do të veprojnë të pavarura nga vëzhguesit e ODIHR do të përfshijë monitorimin e votimit, numërimit, punën e KQZ-së dhe ankimimet në Kolegjin Zgjedhor. Gjatë gjithë ditës së zgjedhjeve, vëzhguesit e koalicionit do të jenë të pranishëm në qendrat e votimit në të 12 qarqet e vendit, si dhe në 66 KZAZ-të, duke mbuluar 100% të zonave urbane dhe rreth 20% të zonave rurale, duke mbuluar rreth 50% të qendrave të votimit dhe 100% vendet e numërimit të votave.
Iniciativa monitoruese e koalicionit të vëzhguesve vendorë do të përfshijë monitorimin e procesit të votimit, monitorimin e procesit të numërimit të votave, monitorimin e KQZ-së dhe të punës së komisioneve zonale të administrimit zgjedhor gjatë procesit të votimit, numërimit dhe shpalljes së rezultateve dhe monitorimin e procesit të ankimimeve në KQZ dhe Kolegjin Zgjedhor. Megjithëse koalicioni publikoi iniciativën monitoruese, ai ende nuk është akredituar nga KQZ për këtë detyrë. Ky mision do të shërbejë gjatë ditës së votimit për të informuar opinionin publik në kohë reale për ecurinë e procesit të votimit, nëpërmjet një serie konferencash për shtyp. Edhe në këto zgjedhje, bazuar në teknologjinë e informacionit të dërgimit të mesazheve përmes SMS-ve, koalicioni i vëzhguesve vendorë 2009 do të raportojë informacione të ndryshme rreth procesit si niveli i pjesëmarrjes së qytetarëve në ditën e votimit në orare të ndryshme, parregullsitë dhe ecurinë e procesit të votimit, parregullsitë dhe ecurinë e procesit të numërimit. Koalicioni i vëzhguesve vendorë është një bashkim vullnetar e jopolitik për vëzhgimin e proceseve elektorale i organizatave jofitimprurëse si: Institutit Shqiptar për Zhvillimin e Sistemit të Zgjedhjeve, Shoqata për Kulturë Demokratike, Gruaja për Veprim Global, qendra Kombinat për gratë dhe fëmijët, qendra MJAFT dhe KRIIK Albania, në bashkëpunim me një rrjet organizatash partnere lokale dhe me mbështetjen financiare të Komisionit për Demokraci pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Tiranë dhe Fondacionit të Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë, SOROS. Ky bashkim vullnetar organizatash ka vëzhguar me sukses zgjedhjet e zhvilluara në vitet 2003, 2005 dhe 2007.