E Diel, 1 Nëntor 2026

Ferdinand Poni: Edi Rama vazhdon të sabotojë buxhetin e Bashkisë, po mban administrata të superfryra financiarisht

Reagon kreu i grupit të këshilltarëve në Bashkinë e Tiranës dhe njëherazi zv/ministri i Brendshëm, Ferdinand Poni, lidhur me buxhetin që vazhdon të mbahet peng nga kryebashkiaku Edi Rama. Poni tha se Rama prej një kohe të gjatë po saboton hartimin e një buxheti të ndershëm dhe transparent, duke shmangur transparencën dhe përgjegjësitë ndaj qytetarëve. “Mbi mos dhënien nga Bashkia të Informacionit për Buxhetin e Bashkisë së Tiranës! Ditën e premte ishte thirrur, por nuk u zhvillua për mangësi të theksuara procedurale e administrative, mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës për buxhetin e kësaj bashkie. Opinioni publik duhet ta dijë se Bashkia e Tiranës vazhdon të sabotojë hartimin dhe miratimin e një buxheti të ndershëm e transparent, një buxheti që do t’u vijë qytetarëve të Tiranës dhe jo një buxheti të taksave të larta, një buxheti jo transparent, që keqpërdor besimin e qytetarëve tek administrata publike, që keqpërdor paranë publike duke mbajtur administrata të fryra e superfryra”- u shpreh Poni. Sipas tij, kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe administrata e tij, keqpërdor, anashkalon dhe thyen çdo rregull dhe dispozitë ligjore lidhur me detyrimet që administrata e tij, si çdo administratë bashkiake e komunale ka, që në përputhje me ligjin Nr 8652 datë 31.07.2000 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Qeverisjes Vendore”, neni 29, pika 3, t’i verë në dispozicion, në çdo kohë, çdo këshilltari e jo me një grupi këshilltarësh, çdo lloj dokumentacioni për njohje të problemeve të juridiksionit të saj”. “është e papranueshme dhe në kundërshtim të hapur me ligjin për Buxhetin e Shtetit që buxheti i bashkisë të ndërtohet pa një parashikim për nivelin e taksave e tatimeve, për numrin e kontribuesve për çdo taksë e tarifë lokale. Të gjithëve u kujtohet fare mirë që as edhe sot e kësaj dite grupi i këshilltarëve të PD-së nuk ka marrë informacionin e kërkuar lidhur me nivelin për çdo taksë e tarifë vendore si dhe bazën e saj. Bashkia bën budallain, të paditurin e të pa interesuarin edhe kur kërkesës sonë të ligjshme, ashtu si edhe për listën e detajuar të taksave, jo vetëm tonës, për të disponuar listë të projekteve që disponohen nga bashkia por nuk janë financuar në këtë buxhet i përgjigjet me listën e projekteve të financuara. është po kaq e papranueshme që megjithëse në një masë të reduktuar nga buxheti 2009, bashkia propozon fonde pa destinacion specifik objektesh, nen te ashtuquajturin “punet e komunitetit”, fonde totalisht pa destinacion dhe qe jane objekt i abuzivizmit, perdorimit pa kriter, klientelist e partiak nga kjo administrate koke e kembe e korruptuar. Praktika e buxheteve te Bashkise se Tiranes nen maxhorancat Rama, nen mazhorancat klienteliste, abuziviste, pa dinjitet e personalitet, ka perfunduar. Nuk mund te miratohen buxhete bashkiake ne injorim total te ligjit e keshillit, dhe ne mungese te informacionit te domosdoshem per vendimmarrje, duke nenshtruar siç bente deri tani keshilltaret e tij te mazhorancave te mjerueshme dhe pa personalitet te shkelesve te ligjit. Ne perputhje me Kushtetuten e Ligjin, e cituar me siper, Keshilli eshte organi me i larte qe vendos per buxhetin e bashkise se Tiranes dhe jo nje kryetar qe ka fobi nga ligji e transparenca, qe ka fobi nga demokracia dhe pushteti i ligjit, qe ka fobi per Tiranen dhe qytetaret e saj. Grupi i keshilltareve te Partise Demokratike eshte ne pritje te plotesimit te kerkesave tona te ligjshme”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›