Ferdinand e Runi në fushë, Roben në dyshim te Bajerni
Sër Aleks Ferguson ka rikuperuar dy nga futbollistët e tij, mbrojtësin Rio Ferdinand dhe sulmuesin Uejn Runi. Të dy lojtarët tashmë do të jenë të disponueshëm për trajnerin te Mançester Junajtid sonte në mbrëmje në çerekfinalen e Champions League në shtëpinë e Bajernit të Mynihut. Ferdinand dhe Runi, (të cilët të shtunën kanë munguar në ndeshjen e Premier League, të fituar nga “Red Devils” ndaj Boltonit me rezultatin 4-0 a Bolton), respektivisht për një problem në ije dhe për një dëmtim në këmbë, kanë kaluar testin e fundit dhe mëngjesin e djeshëm janë ngjitur në avionin, që çon skuadrën në Mynih. Nga ana tjetër, tekniku Louis van Gal është në ankth për formën e fantazistit holandez, Arjen Roben, i hyrë vetëm në pjesën e dytë, por që më pas ka dalë për një problem në kofshë para fundit të ndeshjes së Bundesligës, të humbur të shtunën nga Bajerni me rezultatin 2-1 ndaj Shtutgartit.
#