E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lion-Bordo, sot luhet akti i parë i derbit të Francës

Sfida

Rrahje të forta e të shpejta të zemrës ndihen edhe në Francë, për derbin transalpin mes Lionit dhe Bordosë. Sezonin e kaluar, Bordoja ia rrëmbeu titullin e Ligue 1 rivalëve pas shtatë vitesh dominim, ndërsa tani kërkon të arrijë çerekfinalen e parë në historinë e saj. Ndërkohë që Lion kërkon të kalojë një pengesë të mallkuar: nga 2003 në 2006 është eliminuar gjithmonë në çerekfinale. Në kampionat, më 13 dhjetor fitoi Bordo 1-0, falë golit të çamak (86’). Por dihet, në Europë është krejt ndryshe. Të dy skuadrat kanë shumë motive për të besuar: Lioni, i pathyeshëm në shtëpi këtë vit, ka eliminuar Real Madrid në turin e kaluar, ndërsa Bordo është skuadra më në formë e Champions Champions me shtatë fitore radhazi, edhe pse humbja 3-1 në Kupën e Francës ndaj Marsejës tingëllon si një kambanë alarmi pas rezultateve jo të mira në këtë pjesë të fundit të sezonit në Ligue 1.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›