E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ferdinand i trembet largimit të Ferguson

Mbrojtësi i Mançester Junajted, Rio Ferdinand, pohon se zëvendësimi i Sër Aleks Ferguson paraqet një problem mjaft të madh për klubin. Trajneri i "Red Devils", i cili u emërua në vitin 1986, ka deklaruar se do të largohet në vitin 2010, pasi tashmë ka fituar gjithçka me skuadrën. Me skocezin, Junajted ka fituar 10 tituj në Angli, e ka triumfuar dy herë në Ligën e Kampioneve dhe pesë herë në FA Cup. Ferdinand tha: "Të marrësh drejtimin e skuadrës pas Ferguson, nuk do të jetë e lehtë për asnjë trajner. Klubit do t‘i duhet të punojë shumë që të gjejë një person të aftë për të vazhduar në këtë rrugë". Më tej, ai shtoi: "Nuk është njësoj si të zëvendësosh një lojtar. Rekordi i trajnerit tonë është i paarritshëm dhe ta zëvendësosh atë nuk do të jetë aspak e lehtë. Megjithatë, një klub si Junajted i ka kapacitetet dhe mjetet për të gjetur një trajner të denjë".



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›