E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ibra: Do ta fitoj "Topin e Artë"

Zlatan Ibrahimoviç nuk ka asnjë dyshim: "Topi i Artë" së shpejti do të jetë në duart e tij. "Unë kam lindur për ta fituar këtë trofe", tha sulmuesi i Interit për "L‘Equipe". "Megjithatë, që ‘Topi i Artë‘ të bëhet i imi, më parë duhet të fitoj Championsin". Kandidatë kryesorë për këtë vit janë Kristiano Ronaldo dhe Lionel Mesi. Ibra nuk ka dyshime dhe mbështet mesfushorin portugez të Mançester Junajted: "Edhe pse nuk bëri një paraqitje të mirë në Kampionatin Evropian, trofeun do t‘ia jepja Ronaldos. Nëse do të merrnim në konsideratë vetëm Euro 2008, atëherë fitues do të shpallej pa asnjë dyshim Iker Kasiljas". Me pasaportë suedeze, por me origjinë sllave (e ëma është kroate, ndërsa babai boshnjak), Ibrahimoviç shton se "nuk e ndjen të nevojshme të jetë italian apo brazilian, për të qenë në lartësinë e lojtarëve si Kaka ose Ronaldinjo".



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›