Ferguson: Chelsea e ka tepruar me Hazard

Sir Alex Ferguson ka thënë se Manchester Unitedi në asnjë mënyrë nuk do ta paguante shumën që dha Chelsea për Eden Hazard.
Djajtë e Kuq ishin të interesuar për shërbimet e belgut, mirëpo menaxheri i klubit nuk do të paguante shumën (që supozohet të jetë rreth 34 milionë paund) për blerjen e mesfushorit nga Lille.
“Shoh disa vlerësime të lojtarëve, p.sh si Hazard. Për mua ishin shumë para. Ai është lojtar i mirë, por 34 milionë paund?”, ka thënë Sir Alex.
Ai ka shpjeguar se jo vetëm klubet po përfitojnë shumë në transferime, por tani edhe agjentët e tyre kanë gjetur mënyra për të fituar miliona. Sipas trajnerit të United, Chelsea i ka paguar agjentit të Hazard gjashtë milionë paund në këtë marrëveshje.
“Ne bëmë një vlerësim të Hazard, i cili ishte më i ulët se ai që ata kërkonin”, ka shpjeguar Ferguson.