E Shtunë, 31 Tetor 2026

Man City refuzon huazimin e Tevezit

Nga Express më 01 tetor 2011 në ora 15:19

Manchester City ka refuzuar ofertën e West Hamit për marrjen në huazim të sulmuesit Carlos Tevez.

Rregullat e Ligës së Futbollit do të mundësonin transferimin e Tevezit në formë huazimi te një klub nga Championship edhe pse afati kalimtar është i mbyllur deri në janar.

Mirëpo, BBC Sport ka njoftuar të shtunën se City ka refuzuar ofertën e West Hamit për rikthimin e Tevezit në Upton Park ku kishte luajtur gjatë sezonit 2006-07.

Ylli argjentinas është i suspenduar për dy javë nga City për arsye disiplinore.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›